Qëndrim Morina: Standardi duhet të jetë i hapur edhe për dialektin e veriut

Kultura

Qëndrim Morina: Standardi duhet të jetë i hapur edhe për dialektin e veriut

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:47
Qëndrim Morina

Standardi duhet te jetë i hapur dhe të mirëpres edhe dialektin e veriut që të përforcohet.

P.sh. Standardi ka lënë jashtë mbiemrat: i kulluem, i lëmuem, sigurisht për shkak të togut ue, por që kjo është një pasuri, sepse këta mbiemra shprehim një gjendje dhe jo mbiemra participorë me kuptim të shkuar, sepse është shumë ndryshe kur themi ‘’i kulluem’’, ‘’i lëmuem’’ dhe ndryshe ‘’i kulluar’’, ‘’i lëmuar’’. Ka nuanca kuptimore. Ose kemi emrin ‘’lumni’’ i cili në standard është ‘’lumturi’’ dhe janë sinonime.

Pra, emri ‘’lumni’’ nuk mund të barazohet me emrin ‘’lumturi’’. Një ditë prej ditësh, seç po lexoja një novelë, më ra rasti ta lexoj edhe fjalinë “Drusoret në pyllin e Markut janë të gjata e të drejta”.

Nënvizova fjalën ‘’drusore’’ që sipas mendimit tim është tërësisht krijim artificial, dhe që standardi e ka lënë jashtë fjalën “drunore”, tipike për këtë shembull dhe se ka një shpjegim logjik.

Shembuj.: Dru-druni-druri-drunore dhe jo drusore. Grun-grur-grunore dhe jo grurore Blini-bliri-blinore dhe jo blirore Ranë -rërë -ranor Za-zë -zanor dhe jo zaror, etj. Pra, duhet gjetur rruga që të futen këto dhe shumë fjalë, duke pranuar tiparet dialektore me të cilat hynë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat