“Vallja Çame” dhe pasioni për meshkujt i Valiut të Janinës

Kultura

“Vallja Çame” dhe pasioni për meshkujt i Valiut të Janinës

Nga: Klajd Kapinova Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:10
“Vallja Çame”

Fatkeqsisht dhe dramatikisht, pushtimi i gjatë katastrofik apo shkatërrues total shumë shekullor islam otoman në trojet e Arbërisë, ka lënë fatkesisht gjurmë të thella binjakzuese me simotren otomane, në jetën, kulturën, gjuhën, ushqimin, mënyrën e të menduarit dhe vepruarit, veshjet, urbanistikë, zakonet, traditat, objektet fetare, që për çudi të gjithë botës shpirtërisht i kushtohen sulltanëve, jeniçerëve, pashave, vezirave, valive etj., të folurit apo fjalori autentik otoman, imitimi përfekt i veseve dhe sjelljeve të tyre tipike orientale primitive arabe dhe persiane.

Ata mizorsht e shkëputen përfundimisht dhe tragjikisht Shqipërinë e Gjergj Gjon Kastriotit dhe Dardaninë e Millosh Kopiliqit nga familja krstiane perparimtare europiane.

Mentaliteti konglomerat otoman, është sundues, e i ngulitur thellë ne ndërgjegjen e trazuar shpesh pa identitet të shqiptarëve edhe sot.

Image

Shumë shekuj më parë, vëtë Turqia ka qenë një shtet laik dhe kristian, Konstandinopoli, Stambolli sot, e cila u pushtua mizorisht me krime nga barbarët islam otomanë ardhacakë, të cilët masakruan për shumë kohë vendasit etnik turq...

Dhe turqit etnik nuk e harrojnë asnjëherë ketë gjë. Ata sot janë të pafuqishëm për të risjellë në vend identitetin e mëparshëm të popullit të tyre…

Ne jemi i vetmi popull në botë, që e kemi vlla (burazer) apo kthyer në kod moral respektin më të thellë për pushtuesin apo persekutorin, duke u lutur çdo ditë për krimet apo Genocidin total, që ata kanë bërë në trojet e Arbërisë ndaj të parëve tanë etnik...

Vallja e dashurisë dhe respektit ndaj pushtuesit

Sikur të mos mjaftojnë qindra dhe mijëra xhami, monumente, objekte kulturore, emertime rrugesh dhe shkollash, statuja, buste, që janë kushtuar pushtuesve shumë shekullorë otoman, ne sot krenohemi dhe mburremi edhe me kulturën e tyre.

Le të shikojmë me kujdes mesazhin që përcjell vallja me motive te pastra turke “çame”, që në fakt është një valle turpi, ku i persekutuari (i pushtuari) kërcen valle plot elegance para ekzekutorit, duke e argëtuar atë me fatkeqsinë e tij… para vdekjes apo më saktë para prerjes së kokës apo varjes në litar, sikurse ishte traditë asokohe…

Në kulturën e popujve kristianë të shteteve perëndimore, deri më sot nuk ka një shembull apo rast të tillë absurdi dhe trushpërlarjeje maksimale, kur një përson kërcen si div, trim, me pasion para ekzekutorit apo pushtuesit të tij.

E ashtëquajtura “Vallja Çame” si pjesë e kulturës islame otomane është kthyer apo shqiptarizuar nga koreografet shqipfolës, se gjoja ajo është një valle tradicionale shqiptare, e cila për çudi edhe sot mbas shumë shekujve të kulturës islame otomane kërcehet me shumë elegancë.

Sot t’i bësh elozhe, servilizem, bythlepirje sistematike “cultures” dhe valleve orintaliste otomane e arabe, nuk është asgjë tjetër veçse mungesë e identitetit të vijimsisë iliro-arbërore-shqiptare.

Në fjalorët enciklopeditë të kohës së diktaturës komuniste dhe post saj, në shkrimet e ndryshme “shkencore” (pa fakte), në intervista, dhe në shumë website apo rrjete sociale edhe sot e kësaj dite vazhdohet të thuhet, se: “Ajo është valle epike, por brenda këtij epizmi ka dhe lirizëm, ka një lirshmëri ku i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore. Vallja nis me hap të thjeshtë, ku hapat ndjekin rritmin e njeri- tjetrit dhe vërtet thua se diçka do të bësh. Fuqia e madhe emocionale dhe vlera estetike e valles Çame, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greket te cilër e quajnë “Çamiko”.”

Nëse do të shikohet me kujdes del se ajo është një valle e huazuar islame otomane e arabe, ku robin dhe robinat dikur (skllavet e seksit) në apo sarajet apo protitucionet e haremeve të sulltanëve dhe elitës tjetër të lartë ushtarake otomane i detyrojnë të bëjnë të çmendura ose për ndryshe ata vriten…

Më mirë të vritesh si patriot (sikurse thuhet se ishte Osmani apo Isufi) me nder dhe krenari kombetare, se të argëtosh pushtuesin apo kriminelin e vellezërve dhe motrave të tuaja çame…

Shikoni se çfare thuhet për këtë poshtërim tashmë sot nga vetë shqiptarët për paraardhësit e tyre robër lufte: “… por brenda këtij epizmi ka dhe lirizëm, ka një lirshmëri ku i tërë trupi kërcen në organikë me shpirtin e atij që e kërcen vallen, por edhe me ata që i bien veglave muzikore…”

Së pari, këtu nuk ka epizëm, por idiotizëm i lënë trashëgim nga shekujt e kaluar të kohës së skllavërisë shekullore.

Së dyti, thuhet se aty ka lirizëm, ku, i tërë trupi kërcen në organikë më shpirtin e atij (valltarit) dhe ata, që i bien veglave që gjithsesi janë robër trushperlare lufte arnaut, që kënaqin epshet për erën e gjakut arbëror, që kërkon Valiu nga kërcimtari, që historiografia komuniste thotë se ishte “patriot”… Edhe emrin e pushtuesit Osman edhe Patriot nuk shkon!?

Na tregoni ju moralistët otomanë të shek.21, se ku është lirizmi dhe shpirti i lartë i kënaqsisë së kërcimtarit, që bën show argetues para pushtuesit!?

Deri më sot, nuk ka pasur vështrime shkrimore apo studime kritike ndaj këtij absurdi “arnaut”, por të gjithë këto idiotësi historike janë quajtur si epike historike, pra, një traditë e hershme historike shqiptare.

Para pushtimit islam otoman të trojeve të Arbërisë, nuk ka pasur të tilla epizma. Ato erdhën me islamin dhe otomanizmin dhe mjerisht po qendrojnë edhe sot e kësaj dite, ashtu sikurse si çekan në kokë të historisë, kulturës dhe “traditës” islame otomane brenda popullit tonë, që me kohë ka humbur identitetin e vet dhe origjinën e vendit të shqiponjave…

Dhe më poshtë historiografia islame otomane me emrin arnaute, argumenton në mënyrë të shthurur, se: “Madje shkolla koreografike e Janinës e jepte edhe tekstin shqip. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”.”

Pra, sikurse shihet shkolla e Janinës nuk ishte shqiptare, por origjinale islame turke, sepse shkolla dhe gjuha shqipe nuk lejohet të mësohet për shumë shekuj brenda Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane.

Nga ana e tjetër, që në emertim fare thjeshtë mësojmë edhe faktin tjetër, se kemi të bëjmë me emra otoman dhe jo shqiptarë. Kështu, këtu konkretisht kemi të bëjmë me shtetasin perandorak otoman Isuf Arapin, që sikurse shihet nuk është emër shqiptar, por i mirëfilltë turk.

Për më tepër, Isuf, ka pasur emrin edhe një sulltan mizor në Perandorinë Kalifatiste Islame Otomane, që në çdo shtet të krishterë, që shkelte në Ballkan dhe Afrikën Veriore, ku, ishin edhe territoret e tyre të pushtuara, fëmive u vendosnin emrat Isuf apo Osman, për të përhapur dhe përjetuar sa më shumë ndër shekuj emrat dhe figurat e kriminëve ushtarakë turq, që shquheshin për xhihad të mirëfilltë kudo, ku, ato shkelnin si shkatërrimtar, sa që thuhet se në ato territore nuk mbinte më as bari…

Sërisht kërcimtari bëhet patriot dhe kjo gënjeshtër pa asnjë fakt historik shumëzohet në progresion gjeometrik në libra, gazeta, revista, dhe show televizivë sot.

Vini re: “Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit: “ O Mexhid Bej, kërkesa ime e fundit në këtë botë është paksa e cuditshme. Unë dua një sufra dhe sazet e Filatit dhe të Konispolit se do të kërcej një valle të burrave të Konispolit, dua orkestrën e Braho Salametit.”Pasi erdhi orkestra dhe sufraja, Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që hanemja e Valiut të ngrihej në këmbë dhe të thosh: “Po ky është rrap, nuk kam parë burrë më të hijshëm, trim, elegant, nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, në asnjë vend të perandorisë. Gjynah të varet ky njeri e këta burra. Unë do ndryshoj fermanin e Portës së Lartë” dhe u ngrit në podjumin e varjes dhe kërkoi të luhej vallja përsëri. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.”

Sikurse shihet edhe nga përshkrimi me ndjenja homoseksuale i Valiu të Janinës, thotë: “Po ky është rrap, nuk kam parë burrë më të hijshëm, trim, elegant, nuk kam parë të tillë div, të tillë artist, në asnjë vend të perandorisë.”

Nga telenovelat pervese, propogandiste erdoganiste, që jep çdo natë në TV Klan, nuk kemi lezuar në titrat se ndonjë sultan apo pjesëtar tjetër i oborrit të ketë lavderuar burrat apo robër të tjerë të Perandorisë.

Dhe ai për më tepër shton se nuk kam parë një div të tillë, burrë të hijshëm (është njësoj sikurse të thuash për vajzat e haremeve të tij apo të sulltanit në Stamboll), trim (se çfarë trimërie duhet të tregosh për të kërcyer një valle)…

Të gjithë këto fjalë, sikurse edhe historia është e sajuar për të treguar se sulltanët ishin të mëshirshëm edhe pse ishin pushtues, ishin kulturdashës të vendeve që ata nënshtronin me shpatë dhe kur’an.

Hiperbolizimi i gënjeshtrës dhe krijimi i trillimeve të tilla turpi e çburrnimi me tematikë gjoja historike, ka bërë që ne shqiptarët të humbim identitetin tonë kombëtar dhe të mbështetemi tek kultura dhe historia e pushtuesve.

Këto valle ndeshen shpesh në disa krahina islame otomane, si në Bursa (Pllajen e Anadollit) dhe periferinë e saj.

I nderuar lexues: tregoni durim dhe lexoni gënjeshrat dhe çburrnime të turpshme, që i bëhet vijimisht nder shekuj burrave kreshnik dhe md seder shqiptarë:

“Këtu theksoj anën historike të valles që nuk kemi të bëjmë me një urë të zakonshme trupore, por me atë që quhet ura e brezave, e historisë, e përpjekjeve, e sakrificave, e gjakut dhe mençurisë popullore. Vërtet kjo valle ka kaluar brez pas brezi, ku secili valltar ka vendosur në të elementë të shpirtit të tij. Nje nga valltarët më të spikatur të kësaj valleje është dhe Taip Madani nga Konispoli që me kërcimin e tij brilant në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në tetor 1978, e bëri vallen e Osman Takës një nga vallet më të bukura dhe më të vlerësuara të atyre viteve.Sot kjo valle luhet në të gjitha dasmat shqiptare dhe në të gjitha skenat ku prezantohen vallet dhe traditat e kombit shqiptar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat