Prijësi ynë i dashur tha: “Tërmeti i lëkund malet, por jo shqiptarët”

Kultura

Prijësi ynë i dashur tha: “Tërmeti i lëkund malet, por jo shqiptarët”

Nga: Merxhan Jakupi Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:58
Merxhan Jakupi

Në Konferencën e Donatorëve në Bruksel të organizuar nga BE-ja u mblodhën më se 1.15 miliardë Euro ndihma (dhuratë dhe kredi të buta me kamata të ulta) për Shqipërinë që u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në konferencë merrnin pjesë më se 100 shtete për të ndihmuar në rindërtimin zhvillimin e shtetit shqiptar.

Pra, siç u pa, BE-ja dhe shtetet e tjera në botë i duan shqiptarët si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, as më pak dhe as më shumë. Popujt europjanë nuk kanë albanofobi, urrejtje apo injorim ndaj shqiptarëve, siç flitet nga disa zëra në opinion. Në periudhën e diktaturës këta popuj dhe shtete kishin ksenofobi, urrejtje dhe përbuzje ndaj regjimit diktatorial, ndaj tiranit e despotit violent Enver Hoxha dhe jo ndaj popullit shqiptar. Shqipëria komuniste nën kupolën e diktatorit i kishte shpallur armiq të gjithë shtetet, qeveritë e popujt [perëndimorë]. Diktatori jetonte me fobinë se të gjithë shtetet demokratike ishin armiq që donin ta coptonin e ta gëlltitnin Shqipërinë dhe ta fshinin nga faqja e dheut – ky ishte thelbi i propagandës së tij zyrtare.

XXX

Sipas ligjit hyjnor dhe etikës humane, kur një vend goditet nga fatkeqësi natyrore – erupsione vullkanike, suname, tërmete apo përmbytje, etj., shtetet e OKB, Banka Botërore, shoqatat humanitare dhe individë bamirës ofrojnë ndihma e donacione. Më26 korrik 1963 Shkupi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë që shkatërroi 75-80 përqind të qytetit dhe shkaktoi 1100 viktima. Shumë shtete ofruan ndihmat e donacionet e tyre. Pas rindërtimit, Shkupi u bë qyteti më modern në Ballkan. Më 15 prill 1979 bregdeti shqiptar dhe malazez u godit nga një tërmet i fortë 7.9 ballë që shkaktoi 35 të vdekur dhe 176 të plagosurnë Shkodër e Lezhë, shkatërroi 1730 shtëpi banimi dhe dëmtoi 5115 shtëpi të tjera. Ajo qëështë absurde e tragjikomike është se anijet angleze e italiane ishin nisur me ndihma humanitare drejt bregdetit shqiptar, por Tirana zyrtare i refuzoi. Ajo kishte deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë për ndihma nga asnjë shtet. Regjimi komunist i Enver Hoxhës veproi si dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë duke i refuzuar ndihmat me ushqime dhe materiale që shumë vende i ofruan Shqipërisë nëpërmjet OKB. Sllogani dogmatik ishte se ndihma është Partia e Punës dhe Enver Hoxha. Për hir të doktrinës marksiste-leniniste dhe megalomanisë personale, diktatori do të flijonte gjithshka edhe sikur i gjithe vendi të shndërrohej në gërmadhë, në apokalips, në skëterrë.

Propaganda dhe indoktrinimi ideologjik nga Tirana e asaj kohe ishte: “Tërmeti lëkund malet, por jo shqiptarët”.

Me 15 prill 1979 unë isha ushtar në Nish, qytetin e dytë në Serbi pas Beogradit. Pasi kishim mbaruar stërvitjen e mëngjezit në poligon, nga altoparlanti i repartit u dëgjua njoftimi nga Radio Titogradi se bregdeti malazez dhe shqiptar ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm 7.9 të shkallës Richter. Në mbrëmje si zakonisht të gjithë ushtarët po dëgjonin lajmet. Tërmeti kishte goditur më së shumti Ulqinin, kurse në Shqipëri Shkodrën dhe rrethinat. Të gjithë ishim të fokusuar në transmetimin e televizionit të Beogradit që njoftonte se, sipas Agjensisë Rojter, Shqipëria nuk kishte pranuar ndihma nga shumë shtete të OKB-ës dhe organizatat humanitare. Anijet angleze dhe italiane me ndihma për Shqipërinë, pasi kishin arritur afër bregdetit shqiptar, ishin urdhëruar nga Tirana që të ktheheshin mbrapsht. Kështu, këto ndihma të caktuara për Shqipërinë ishin shkarkuar në portin e Tivarit në Mal të Zi.

Në mbrëmje ushtarët shqiptarë zakonisht bashkoheshin në grupe dhe me tranzistorë, radio të vogla xhepi, dëgjonin Radio-Tiranën dhe Radio-Kukësin. Njëri nga ushtarët tha: “E dëgjuat? Enver Hoxha kishte shkuar në Shkodër si rrufeja dhe kishte thënë se tërmeti lëkund malet por jo shqiptarët. Të gjithë ushtarët shqiptarë e kishin dëgjuar me kureshtje dhe kishin të njëjtin mendim. Shqipëria nuk ka nevojë për ndihmë(!)

“Vdekja Polari”

Në fund të javës kisha dalë në qytet me shokët për t’u relaksuar duke pirë ndonjë birrë dhe në mbrëmje shkuam në kinema. Në një kioskë unë bleva revistën javore kroate “Start”. Isha lexues i rregullt. Gazetat dhe revistat që blenim kalonin dorë më dorë dhe i lexonin të gjithë ushtarët. Akoma më kujtohet titulli që ishte në kopertinën e kësaj reviste: “Polaria smrti” – “Vdekja polari”. Në fakt fjala ‘polari’ vjen nga italishtja “parlare” (=flas) dhe ishte një gjuhë e koduar që dikur përdorej nga aktorët komikë, homoseksualët e prostitutat për të mos u kuptuar nga të tjerët. Në rastin konkret të revistës kroate, nën titull ishte një foto shokuese që tregonte një grua të vdekur duke e nxjerrë nga gërmadhat në qytetin e Shkodës. Artikulli me foton ishin marrë nga gazeta italiane “La Republica”. Citatet e liderit komunist të Shqipërisë ishin komike dhe absurde, të pakuptueshme për botën si gjuha ”polari”. Akoma më kujtohet ku autori i atij shkrimi perifrazonteme sarkazëm frazën metaforike të Aristotelit se Enver Hoxha “duhet të jetëose mbinjeri, ose nën-njeri ose hyjni, zot, ose kafshë”.

Pas vdekjes së diktatorit shqiptar do të ndodhte i njëjti skenar siç bëri Hrushovi pas vdekjes së Stalinit. Nikita Hrushovi hoqi kultin e individit dhe e shpalli Stalinin diktator. Autori i shkrimit në“Start” shkruante: “Dhe në Shqipëri do të ndodhëi njëjti skenar. Presin vdekjen e Hoxhës.” Një ushtar nga Bosnja tha se nuk e kuptonte pse Shqipëria i kthente mbrapësht ndihmat që i vinin nga organazatat humanitare. Ushtari shqiptar që ishte përkrahës i flaktë i shtetit ëmë i tha se Shqipëria nuk kishte nevojë. Akoma më komike dhe absurde ishin fjalët e një ushtari tjetër shqiptar kur tha: “Shqipëria ka raketa dhe nëndetëse”. Të gjithë ushtarët u kthyen nga ai. Unë thashë me vete “Hej, dreqita marrë”, por nuk ndërhyra, kurse një ushtar tjetër tha me tallje “Oh, po-po, i lumtë”. Një ushtar nga Dalmacia tha duke më shikuar mua: “Tamam e ka shoku ushtar. Kur ushtria sovjetike u largua, Enver Hoxha ua ndali disa anije, nëndetëse e raketa.” Mirë kaloi, thashë me vete. Pastaj dalmatini shtoi: “Rusia është shteti i dytë pas Jugosllavisë që Shqipëria i la me presh në gojë. Tani Shqipëria nga një shtet i prapambetur feudalo-borgjez është bërë shtet modern. Tirana dhe shumë qytete të tjera nga kasaba me kalldrëm janë bërë qytete moderne”.

Disa ushtarëve shqiptarë të indoktrinuar që i kisha shokë më të afërt, ndonëse nuk munda t’i bind, u thashë që të mos bënin replika dhe të mos merreshin me tema boshe, sepse ata e dinë mirë që Shqipëria është bastion stalinist.

“Ushtarët shqiptarë – ‘persona nongrata’ në Armatën Jugosllave”

Për shumicën e ushtarëve shqiptarë armata jugosllave ishte e padëshiruar. Ata nuk e perceptonin si armatë të shtetit të tyre. Ata shpesh bojkotonin në mënyrë pasive. Shumë ushtarë që vinin nga zonat rurale nuk e dinin gjuhën sllave dhe e kishin të vështirë të integroheshin me ushtarët jugosllavë. Ushtarëve sllavë u vinin për vizita në vikende bashkëshortet ose të dashurat. Femrat sllave ishin më të pavarura dhe liberale, kurse tek ushtarët shqiptarë vizitat e femrave ishin të rralla.

Armata jugosllave në krahasim me ushtritë e vendeve komuniste të Traktatit të Varshavës kishte kushte dhe standarte më të larta në veshje dhe ushqime. Kushtet e saj krahasoheshin me ato të NATO-s. Është për t’u habitur se në Armatën Jugosllave ushqimet e pasura në vitamina e kalori, stërvitjet dhe disiplina shëndetsore formonin tek ushtarët fizik të fortë e të shëndetshëm. Shqiptarët të vuajtur dhe të ushqyer keq kur shkonin në ushtri zhvilloheshin fizikisht, formonin trup burrnor e të fortë. Ushtarët përdornin një shprehje “Armata Jugosllave ështëBanjo”. Armata Jugosllave ishte “Banjo” për sllavët që kishin shtetin e gjuhën e tyre, kurse për shqiptarët ishte burg. Sidomos në fillim të viteve ’80-të,pas ringjalljes së unitarizmit, shovinizmit e nacionalizmit serbomadh, në Armatën Jugosllave gjendjau bë e vështirëpër ushtarët shqiptarë. Ajo u përkeqësua më shumë pas demostratave të vitit 1981. Shqiptarët konsideroheshin iredentistë, separatistë e kundër-revolucionarë. Shumë ushtarë shqiptarë ktheheshin në shtëpi kufoma, të vdekur. Vrasjet nga eprorët ushtarakë serbë kryheshin me kurthe në mënyrë enigmatike e misterioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat