Ekspozita e radhes ne Atelier Shuk Orani - Hamburg"

Kultura

Ekspozita e radhes ne Atelier Shuk Orani - Hamburg"

Nga: Shuk Orani Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Ekspozita e radhes ne Atelier Shuk Orani

starton me daten: 29.02.2020 ne ora: 18:30, ne Hamburg

Eshte kjo ekspozita e pare per publikun ne vitin 2020!

Midis pikturave te perzegjedhura te Shuk Orani, kesaj radhe do te

prezentohet me Skulptura, nga koleksionet e shumta te tijë, artisti

internacional Norbert Jäger!.. Artisti gjerman ka karriere te gjate dhe

internacionale.

Skulptori Norbert Jäger mori Çrmimin Federal për Skulpture në vitin 1985 dhe që prej asaj kohe është përfaqësuar ndërkombëtarisht me skulpturat e tij. Punimet e tij janë në koleksione private, përfshirë edhe Elton John, në muze dhe hapësira publike. Bursat, simpoziumet skulptore dhe çmimet e artit dokumentojnë veprën e tij.

Dr. Volker Probst, Ernst Barlach Museums Güstrow:

Arti i Norbert Jäger nuk është një art me zë të lartë, ndërhyrës. Në këtë ai ndryshon ndjeshëm nga disa shfaqje fluturuese të artit bashkëkohor. Ajo që ne hasim në veprën e tij është origjinali në material dhe arkaik në formë. Ajo te ofron mundësinë e fundosjes ne perqendrim, thjesht duke u larguar nga përditshmëria e përgjithshme në një hapësirë heshtjeje.

Ndersa

Shuk Orani është një kritik i çorientimit të njeriut dhe mungesës së vullnetit, ndjenjave dhe intuitës për t'ju kushtuar vëmendje konteksteve të mëdha. Pas idenë se kjo mungesë në rritje e vullnetit shkakton një reduktim të dimensioneve të realitetit, studion artisti Shuk Orani si nje materie me ngjyrë mund të pasuroj dhe ndryshoj këtë realitet të mangët përmes mundësive të reja të perceptimit. Në veprat e tij me format te madh, zbulon ngjyrën blu të pasur që është shpeshherë mbuluar nga ngjyra e bardhë. Në pikturat e tij, ngjyrat e ndryshme janë të ndërthurura dhe të mbivendosura qe të arrijnë të ofrojnë një strukture imagjinar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat