Do të jetë - kontribut dhënësja e vlerave kombëtare kudo në botë...

Kultura

Do të jetë - kontribut dhënësja e vlerave kombëtare kudo në botë...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:52
Pjesëmarrësit e Kuvendit të parë të Lidhjes të historianeve shqiptar në qytetin Klingnau në Zvicër

Në qytetin Klingnau, në Kantonin e Aargau në Zvicër në pranin e historianeve, intelektualeve dhe aktivisteve tjerë të inteligjencës shqiptare dhe të tjerëve nga shtete e ndryshme të botës shqiptare u mbajte kuvendi i parë për themelimin “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në botë, me qendër në Zvicër”. Kjo ngjarje me rendes  konsiderohet mjaft e rëndësishme nga pjesëmarrësit që kishin punua më intensitet të plotë, brenda rregullave dhe ligjeve të këtij shteti që të fillonte aktivitetin e saj  në një lidhje  e munguar deri  me tani në organizimet e shqiptarëve në diasporë.

Pikërisht të  një elitë e përzgjedhur historianësh e intelektualësh me emër të mirënjohur në fusha të ndryshme të  cilët këto ditë u mblodhën në ambientet luksoze, pronë e një shqiptari me origjinë të hershme mirditase, Pashkë Uka- ku salla ku u mbajte kuvendi themeluese e Lidhjes së Historianëve Shqiptarë ishte e zbukuruar me flamuj kombëtarë shqiptarë, por edhe me flamuj të vendeve të ndryshme të shteteve nga ku vinin pjesëmarrësi e këtij Kuvendi - të cilët kishin udhëtuar nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut, nga Zvicra, nga Gjermania, nga Austria, nga Rumania, nga Franca, nga Sllovenia, nga Greqia. Të pranishmit e këtij manifestim i përshëndeti  Pjetër Marku me profesion piktor, kryetar i Akademisë së Artit, Shkencës dhe të Letrave “Mirdita” i cili në fjalën e tij përshëndetëse evidentoi faktin se në diasporë por edhe në hapësirën, mbarë kombëtare shqiptare cila  ka disa shoqata kulturore, letrare, muzikore e të tjera. Por një shoqatë e mirëfilltë e cila do të merrej me historinë e lavdishme të kombit tonë deri tani  sidomos ajo ne diaspore i ka munguar.

Me në fund edhe historianët në diasporë janë munduar ta gjejnë veten në shoqata kulturore e letrare, por gjithsesi aty nuk kanë qenë në shtëpinë e tyre. Pikërisht sot është një ditë e shënuar, pasi historianët shqiptarë do të kenë tribunën e tyre kur do të bëjnë shumë për këtë vend.

Image
Pamje nga ambientet luksoze të hotelit të pronarit shqiptar Pashkë Uka

 z. Pjetër Marku duke folur për kontributin e çmuar të njërit prej organizatorëve për themelimin të kësaj lidhjeje mr. sc. Murat Ajvazi në mes tjerash tha:” Murat Ajvazin e kemi njohur herët ku edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të fortë në  Akademinë “Mirdites” dhe në faqet e revistës periodikë “Mirdita”. Janë me dhjetra shkrime shkencore ku evidentohet kontributi i mirditasve në rrjedhat e historisë, e veçanërisht gjatë luftrave që çuan në shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve në vitin 1912.

Edhe historianet shqiptarë në diasporë, do të kenë tribunën e tyre kur do të bëjnë shumë për shqiptarët kudo që janë

Duke evidentuar kontributin e më tejshme deri edhe në botimin e librit shkencor me titullin “Skënderbeu në historiografinë Zvicerane”, por edhe faktin se prej vitesh Mr. sc. Murat Ajvazi është  anëtar i Këshillit Botues të revistës “Mirdita”. Duke u bazuar në të gjitha këto  z. Pjetër Marku e shpalli si kandidaturë për kryetar të “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në botë me Qendër në Zvicër” z. Murat Ajvazi. Të pranishmit përmes duartrokitjeve të gjata e shprehen mbështetjen e plotë për kandidaturën e Ajvazit. Në fjalën e tij z. Aleksandër Ndoja ndër të tjera tha: “Jo rastësisht kemi udhëtuar nga tri kryeqytete shqiptare Prishtina, Tirana e Shkupi, të cilat  bashke e ndajmë  këtë mikprerje të përbashkët, pothuajse në distanca të njëjta me Mirditën, ku tashmë është ravijëzuar fakti se pikërisht aty ndajnë tri  rrugë, drejt tre kryeqytete shqiptare.

Vijmë  këtu ne Zvicër sot për të suportuar një ide jo shumë të vonua, për krijimin e një lidhjeje të munguar në diasporë, atë të historianëve shqiptarë kudo në botë. E them e munguar, pasi kemi parë e dëgjuar mjaft shoqata kulturore, letrare,  poetike e të tjera, të cilat kanë dhënë  kontribut të madh në promovimin e vlerave të kombit kudo nëpër glob, ku ka shqiptarë. Por grumbullimi rreth një tryeze i të gjithë historianëve të diasporës por edhe të atëdheut, është një nisme e jashtëzakonshme ndonëse disi e vonuar, vjen në kohën e duhur.

Historia është shkencë e cila me prova dhe fakte përcjell vlerat tona kudo në botë, prandaj do jetë detyrë historike e historianeve ne diaspore zbulimin dhe përçuara e fakteve historike, e atyre fakteve që na bëjnë krenar, kudo nëpër botë  në kancelari të ndryshme, siç ishte rasti më i fundit kur institucione të rëndësishme kulturore e shkencore pranuan në stendat e tyre shkencore librin më të fundit “Skënderbeu në historiografinë zvicerane” me autor z. Murat Ajvazin.  Sot më kujtohet një mbrëmje e disa viteve më parë në Prishtinë, teksa bashkë me Pjeter Markun ishim për disa aktivitete pune të Akademisë së Artit, Shkences e Letrave “Mirdita”. Në një kafe pune mes miqsh bashkpunëtorësh në Prishtinë na shfaqet z. Murat Ajvazi i cili sapo mëson se ishim drejtues të shoqatës së kulturës mirditase, na u bashkëngjit për të vijuar një bashkpunim të gjatë e tepër efektiv nëpër faqet e revistës “Mirdita” por edhe në aktivitete të shumta që Akademia jonë përcjellë e promovuar.

Ja pra pse e gjej me shumë vend propozimin e kryetarit të Akdemisë “Mirdita” z. Pjetër Marku që z. Murat Ajvazi të drejtojë në vijimsi këtë lidhje që po krijohet, dhe e mbështes me shpresën dhe besimin e plotë se kjo lidhje me këtë drejtim, do të jetë një dritare e re e kulturës dhe shkencave historike për shqiptarët. Duke i uruar suksese z. Ajvazi, kërkoj mirëkuptimin tuaj të përcjell propozimin për emrin e sekretares së përgjithshme të Lidhjës së historianëve shqiptarë në botë. Unë sygjeroj që në këtë detyrë të rëndësishme të kemi dr. Rovena Vata, një emër mjaft i spikatur në angazhimet shkencore dhe akademike për albanologjine shqiptare në Tiranë dhe jo vetem. dr. Rovena Vata, përvecse mban titullin “doktore e shkencave albanologjike” është edhe kryetare e shkollës doktorale, titujve akademikë dhe zhvillimit të kurrikulave studiuese dhe pedagoge.

Grumbullimi  i  historianëve të diasporës - është një nisme  e vonuar e cila vjen në kohën e duhur

Pra përveç asaj që e njohim publikisht, përmes angazhimeve të shumta shkencore të saj, në konferenca kombetare dhe ato ndërkombetare, në simpoziume, televizione, radio, gazeta e revista, borde shkencore, katedra universitetesh, Rovena është një emër, i cili do t’i bënte nder çdo lidhjeje serioze në fushën e historisë. Edhe kandidatura e dr. Rovena Vata e cila mori një mbështetje të plotë nga të pranishmit.

Më marrjen e detyrës së kryetarit z. Murat Ajvazi  i falenderoi  të pranishmit e kuvvendit për votën unanime, ndërkohë ka renditur disa arsye pse u vendos krijimi i “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në botë me Qendër në Zvicër”. z. Ajvazi ka vijuar me leximin e statutit paraprak, ndërkohë që pjesmarrës të shumtë kanë dhënë mendime dhe sygjerime si për statutin ashtu edhe për emrin vetë lidhjës që u themelua. Edhe dr. Rovena Vata pasi ka pranuar detyrën e sekretares së përgjitshme të “Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në botë me qendër në Zvicër”, ka përshëndetur me këtë rast.

Rovena Vata ndër të tjera tha: “Sot më përmes aktit të themelimit të  Lidhjes së Historianëve Shqiptarë nëpër Botë, me qendër në Zvicër, e cila pikë së pari, për mendimin tim, do funksionojë si një vatër e madhe bashkuese mes historianëve shqiptarë anë kënd botës, ku ata punojnë dhe jetojnë, të jetë aktive, përmes aktivitete gjithëpërfshirëse, porsa i takon fushës së themelimit të saj. Duke besuar fort se kjo Lidhje e mërgatës së historianëve nëpër botë, të jetë pjesë e rrjetit të mbarë mërgatës shqiptare, përmes marrëveshjeve në funksion të shkëmbimit të përvojave, lidhur me zhvillimin dhe hulumtimin e historisë së Shqipërisë, duke filluar nga historia e nacionalizimit shqiptar, në periudhën moderne shekujve XIX-XX, duke u ndalur në trajtesat e koncepteve të tilla historike, si: kombi, feja, gjuha dhe shtetit, të trajtohet në mënyrë studimore, fenomeni i nacionalizimit shqiptar në hapësirën ballkanike.

Kete tubim me rendesi me diskutimit e tyre  e përshëndeten  historianet dhe intelektualë të pranishëm z. Paulin Zefi, historian nga Shqipëria, drejtor i Muzeut “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, Luan Topçiu, filolog nga Bukureshti, Bardha Mançe – studiuese filozofi – histori, nga Greqia, prof.dr. Zeçirja Rexhepi – historian nga Maqedonia e Veriut, prof.dr. Zejnepe Rexhepi – albanologe- kritike e letërsisë, nga Maqedona e Veriut, Gjon Keka një emër i njohur i shkencave historike me qëndrim në Austri, Hasan Elshani nga Sllovenia,  Vivien Horieti – arhitekte nga Greqia, Dr. Lon Karrica nga Gjermania, e shumë të tjerë.

Image
Kryesia e Kuvendit të parë themelues të Lidhjes së Historianeve shqiptarë në Zvicër
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat