Shpresa

Kultura

Shpresa

Nga: Dibran Demaku Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:57
Dibran Demaku

 

Ënderr zhgjënderr rrugëton shpresa
nuk i vë dot kush pengesa
se lag shiu as se lag vesa

Se zë dot as valë e detit
nuk e kap ushtri e mbretit
as udhëkryqet e kurbetit

Është e vjetër sa vet bota
nuk i vë kush nën këmbë rrota
as thërmohet sikur gota

Nuk vdes as kur vdiset
nuk kthehet kur niset
se në zemër stiset

Në mëdyshje e dilema
çel burbuqe sikur pema
rritet, rritet në sytha e gema...


Në syrin tënd


në syrin tënd të gjelbërt
në syrin nën vetull
heshtja u bë e tepërt
dhe pritja u bë shekull...


Dale me ngadale


kur ma fale syrin
(syrin më të mirin)

kur ma fale buzën
(buzën që zgjon muzën)

kur ma fale shtatin
(shtatin që gëzon shtratin)

kur ma fale ëndrrën
(ëndrrën që nxitë ëndjen)

kur ma fale...kur ma fale...kur ma fale
nuk e them dot,moj...dale me ngadale...


Kur më mungon vargu


kur më mungon vargu për ty
nis e pikon lot i verdhë në sy
...dhe nis e kërkoj një varg tjetër
pa metafora në stilin e vjetër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat