Sheremet Prokshi - penë e spikatur e letërsisë për fëmijë

Kultura

Sheremet Prokshi - penë e spikatur e letërsisë për fëmijë

Nga: Zymer Mehani Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:42
Kopertina e librit

Njëri nga zërat e dalluar të letërsisë për fëmijë në Kosovë është edhe shkrimtari Sheremet Prokshi, i cili me penën e tij po angazhohet pa reshtur duzke sjellë për lexuesit e vegjël vepra të reja dhe tejet interesante temash e motivesh të ndryshme. Me libart e tij për fëmijë ky autor shpreh botën psikologjike për fëmijë, që krahas shkrimtarëve tjerë, emra të njohur në letërsinë shqipe, si Ismail Kadare, Xhevair Spahiu, Moikom Zeqo etj., po sjell arritje të shkëlqyera në letërsinë për fëmijë me veprat e tij, me të cilat po e pasuron këtu te ne fondin e librit për fëmijë. Nga syri krijues i shkrimtarit Sheremet Prokshi letërsia për fëmijë shihet si një mjet edukimi estetik, atdhetar dhe qytetar për brezat e rinj,(për fëmijë, nxënës e të rinj), edhe pse kohëve të fundit, edhe te ne, sikur gjetkë nëpër botë, fëmijët edhe të rinjtë po i largohen gjithnjë e më tepër librit në format letre (fizik), ngase ata tani më tepër po lexojnë online, në kompjuter. .

Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë. Që nga viti 1974 punon si mësimdhënës.

Me poezi merrej prej kur ishte nxënës i shkollës fillore dhe deri më tani ka të botuara këto vepra:

1. Iliria, drenushë me halle,

2. Fluturat lozonjare, 2009

3. Diell për Çamërinë, 2012

4. Shkronjat nëpër vargje, 2012

5. Ku merr frymë shëndeti, 2014

6. Fortesa e fundprillit ’99, 2015

7. Gjyshja nga Presheva, 2015

8. Mijëra vargje për ty nënë, 2016

9. Hëna me dy faqe, 2017

10. Macja laramane, 2017

11. Bukuroshja e lirisë – I, 2019

12. Në sy nëne e kam qiellin, 2020.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” dhe i disa shoqatave tjera letrare. Është përfshirë në dhjetra antologji, në enciklopedinë ”Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj 1886-2017”, si edhe në tri vepra studimi me analizë dhe kritikë letrare.

Shkruan kryesisht për fëmijë, por edhe për të rritur. Jeton në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat