“O zot, Batonxhinjtë nuk janë shalli i ylberit, por shalli i helmit…!”

Kultura

“O zot, Batonxhinjtë nuk janë shalli i ylberit, por shalli i helmit…!”

Nga: Zef Pergega Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:51
Zef Pergega

Në poemën e lashtë “Iliada” të Homerit përmenden dy fise ilire aleate të trojanëve kundër invazioneve, siç janë: Paionët dhe Dardanët. Në veprën e Virgjilit paraqitet madhërisht tabloja e mbërritjes së dardanëve në afërsi të murёve të Trojës… E Enea thotë:

“O dritë e Dardanisë, ti shpresa

Më e madhe se e trojanëve, pse u vonove?!”

Një dritë që ndriçon 30 shekuj e nuk shuhet kurrë. E sot në Kosovën e lirë nëpërmjet fjalëve të legjendarit Enea, mund te themi:

“O dritë e Dardanisë, ti je shpresa më e ëmbël e trojanëve dhe republikёs tёnde tё re!”

Enea ёshtё nё piktura dhe njё emёr nё gurin e lashtё e Baton Haxhiu, nё lecka tё pista tё djepit serb, u pa i lumtur në shoqërinë e Edi Ramës dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov. Nё grazhdin e antishqiptarizmit me njё dorёz kashtё.

Edi Rames i erdhi koha te shkoje në Moskë me maskё, në cilësinë e kryetarit të Organizatës për Siguri dhë Bashkëpunim në Europë, anëtare e së cilës është edhe Rusia. Kur tё kthehet, tha, do tё xjerrё nga sunduku marrёveshjen…Ej ju europianё e amerikanё dёgjuat: “Rusia nuk ёshtё armike!!!!”

Po Batoni me Sokolin qё i kanё minaret nё mendje dhe studiot e tyre, jo nga besimi, se ato janё tё pabesё dhe nuk kanё asnjё shёnjteri Kurani, por si silueta mjerani…Si ka mundёsi qё ata u bёnё pjesё e delegacionit tё OSBE-sё?! Kush i pershfiu ato nё protokoll?! Ky ёshtё njё skandal diplomatik! Ajo foto e qeshur deri thellё nё dhёmbёt e gjarpёrit serb, ka brenda tradhёtinё, qё mbi lekurёn e djegur tё lirisё sё Dardanisё fort po dhёmb!

“A mos ndoshta Batoni ka filluar punë në Vjenë dhe ne nuk e dimë?! Ndoshta ai është ndërmjetës i kësaj vizite për shkak të lidhjeve me Moskën, rol të cilin e luan me virtuozitet në lidhjen e Ramës me Vuçiqin?! Apo ka shkuar në Moskë për ta falenderuar Lavrovin për trajtimin e veçantë të djalit të tij si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtes së Rusisë?! Mos ndoshta është i ngarkuar me punë i Kremlinit në Ballkanin Përendimor?!” –pyet nje gazetar kosovar, pyet njё shqiptar nё Amerikё, pyet gjaku i pa tharё, pyet dhimbja e perdhumit tё 20 mijё motrave, pyesin shtёpitё e djegura, pyesin more pyesin, varret e tё pagjeturve e tё vrarёve…pyesin more pyesin… tue e marr nё dorё njё grusht Dhe nga hiri i heronjёve dhe i drejtohen me lutje e pervujteri, qiellit:

“O zot, Batoni e Sokoli… nuk jane shalli i ylberit, as Muhametit, qe nuk i ka pelqyer emri i nanёs, por shalli i helmit! Bane njё mrekulli dhe nё fyt me gurin e mekatit, pёr liri tё Dardanisё shuja zanin e tradhёtisё!”

Dikush duhet ta sqarojë opinion edhe pse ёshtё i ftohur rёndё nё nervin e atdheut, sepse po na del Batoni, Sokoli e Muhameti, si kryeshefa te Ramës, Thaçit, Sandrushit e shumë të tjerëve!

…Me kujtohet Rama tek e shihja, kur kalonte urёn e Lanёs dhe ndalej tek “Koha Jone” E prisnin si njё shpetim. Njё ditё si nёnzё i thashё njё miku nё kafe: “Ka pёr tё ua ngul thikёn!” Nga e kupton ti: “E shikoj tek lepihet!”

Kur pashё foton e Rames me Lavrovin dhe nё krahёt e tyre Batonin e Sokolin mendova se ata tё dy janё si dhёmbёt e darёs qё i shtёrngojnё pushtetarёt dhe m’u kujtua shprehja e njё diplomati tё lartё rus nё Tiranё, qё mё shumё se 20 vjet qendroi nё tokёn tonё. Ai me tha:

“Shqipёria ёshtё republika mё e mirё ruse!”

Pёr momentin, akull m’u bё trupi… …nё faktin politik, Republika mё e mirё Ruse dhe nё aspektin fetar vilajeti me i mirё turk?!

Haradinaj e tani Kurti e Osmani, ndizeni zjarrin e shuar tё diasporёs shqiptare nё Amerikё, Gjermani e Zvicer, qё ta ndezi flakёn e lirisё sё Kosoves, gacёn e mosndarjes, qё tё percёllojё gojёt e liga te mosbashkimit shqiptar! U ka ra pёr hise e vёshtira, si nё luftё e nё paqe. Bekuar qoftё fjala dhe qёndresa juaj nё tё drejten! E ato gaca lёshoni nё sy, nё fillim Batonaxhinjёve nё Kosovё e nё Shqipёri!

A ёshtё nё tё vёrtete Shqipёria Republika mё e mirё Ruse?!”

Kur kam qenё gazetar nё Shqipёri nё Agjensinё Telegrafike Shqiptare, kam ndjekur njё takim, tё cilin e organizonte ambasada ruse nё Tiranё me ushtaraket e marines, me studimet e larta nё Rusi.

I bёra njё pytje diplomatit rus, se si janё trajtuar studentat shqiptarё qё kanё mbetur ne Rusi?! Nuk kishte ndonjё informacion, por ai u shpreh se shqiptaret nuk janё trajtuar keq. Isha strukur nё kinema “Drini” dhe dёgjoja diplomatin rus, impulsiv dhe i zgjuar. Ai vazhdonte tё mbillte farёn e vjetёr tё “miqёsisё” sё artё me Bashkimin Sovjetik nё fytyrat dhe sytё e permalluar tё marinsave shqiptarё, tё cilёve u ngjallte nostalgjinё e defrimeve gjatё studimeve ne BS.

Aty nga fudi i bisedes diplomati pyeti: “A ka gazetarё nё sallё?!” Marinaret hodhet sytё, por nuk na njohen. Diplomati e zgjidhi gjuhёn, duke i meshuar idesё sё tij pёr tё ringjallur atё kohё tё vjetёr dhe pёr ta veshur me rroba te reja… Pas pytjes qё i bёra i kёrkova ndjesё se nuk u prezantova si gazetar i ATSH-se. Premtoi se do tё kёrkonte informacion nё Ministrinё e jashtme ruse pёr pytjen qё i bёra! Pas mbledhjes, diplomati mё ftoi tё vazhdonim tё flisnim. Gjatё bisedёs pёr gazetarinё, tё cilёn ai e njihte shumё mirё rolin e saj, tha:

“Shqipёria ёshtё republika mё e mirё Ruse!

E kundёrshtova duke i thёnё: “Populli shqiptar ёshtё ilir dhe jo sllav!” Diplomati shtoi: “Qё ditёn qё jemi ndarё ne kemi nisur planin e Bashkimit. E qajmё me lot prishjen e marrёdhёnjёve me Shqipёrinё nga Hrushovi, i cili nuk ishte diplomat dhe strateg. Ne duam qё pёrsёri Shqipёrinё ta kemi siç e kishim…!”

Kjo thёnjё ka moshe 26 vjeçare. Po cfarё ka ndodhur kёto vite?!

Si ka mundёsi qё koha e Mugoshёs pёrseritёt nё Shkodёr me prezencen e ish presidentit serb, i cili, pёr tё pershёndetur Rilindjen e kishte hequr kollarёn, pёr tё ia lidhur nё fyt shqiptarёve?!

Si ariten turqit, ruset dhe rilindasit t’i shuajnё levizjet e patrotizmit dhe tё lirisё sё shqiptarёve tё Amerikёs.?! Po marrim turqit: Nё Amerikё ka 250 shoqata shqiptaro-amerikane. Gjate 15 vjeteve tё fundit nuk ka asnjё levizje prej tyre nё drejtim te interesave kombёtare. Turqit nёpёrmjet finacimeve marramёndёse kanё ngritur “Qendrat e Kulturёs Ballkanike” nё disa qytete amerikane, ku janё tё perqёndruar shqiptaret, sidomos ne Neë-York, Detroit, Florida, San -Francisko e gjetkё, duke synuar vilajetizimin osman tё kulturёs dhe gjuhёs shqipe dhe popujve tё Ballkanit e tё Ukrahinёs.

Ruset: Nёpёrmjet serbeve, ceku i fundit ka qenё 20 milion dollarё, me qellim qё tё pamundёsohet hapja e shkollёs shqipe dhe themelimi i Qendrёs sё Kulturёs shqiptare, ata kanё mbёrritur nёpёrmjet njerёzve tё tyre, qё kanё jetuar nёn sistemin titist tё ushtrojnё presion dhe ndikim mbi institucionet e kultit katolik, duke mbjellur pёrçarje, diskretitim tё inteligjences shqiptare dhe elementit patriotik e human. Madje ato kanё sjellё njё peshtjellim nё largimin e pesё meshtarёve katolik edhe pse mediat janё financuar nё mёnyrё tё çuditshme prej tyre. Shёrbimet serbo ruse mbёrriten deri atje qё nё sallat nё pronёsi shqipare e malёsore tё hiqet flamuri kombёtar, portreti i Ismail Qemalit e Nikoll Kacorrit, Isa bBoletinit, Gjergj Katriotit, Nana Terezes dhe homerit shqiptar Gjergj Fishtes….

Rilindasit: Gjatё periudhes sё sistemit komunist njё luftё e ashpёr u zhvillue nё diasporen shqiptare tё Amerikёs mes nacionalizmit dhe komunizmit. Nacionalizmi ishte i fortё e i organizuar nё parti politike dhe me shtypin e tyre. Elementet agjenturor tё shёrbimeve sekrete shqiptare e jugosllave hynё thellё nё organizmite e tyre, duke u paraqitur si kundёrshtarё tё egёr tё komunizmit. Çdo njёri prej tyre e kishte rrogёn 3 mije dollarё nё muaj, shumё e madhe pёr kohёn, madje e madhe edhe pёr kohёn e sotme. Sebo ruset pёr interesat e tyre çelen firma piramidale dhe kёshtu bangat jugosllave ua moren tё gjitha kursimet shqiptarёve tё Amerikёs, duke e dobёsuar fuqinё e saj deri nё maksimum. Ka vite qё Rilindja po punon ethshёm pёr ringritjen e strukaturave komuniste tё saj sipas njё vendimi tё kongresit, pёr ta organizuar diasporёn mbi baza partie. Sipas njё perllogaritje ajo ka ngritur 85 te tilla nё tё gjithё Amerikёn, duke organizuar edhe dy samite gjoja me diasporёn nёn siglen e Ministrisё sё diasporёs, nёnkupto Komitetin Qendror tё partise komunistё tё Rilindjёs. Tani ato kanё biznese konkuruese nё kapitalin amerikan, media, shoqata, tё cilat nuk shkulen derisa tu qelbet gjaku.

Po Rilindja ka hyrё edhe nё Kosovё. Atje ajo ka ngritur strukturat e saj tё fshehta. Ajo do tё shpёrthejё si kёrpurdha pas shiut dhe hija e saj do tё jetё helmuese pёr tё ardhmen e Kosovёs. A shikoni si ёshtё berё bashkё e liga?! Shёrbimet sekrete ruse, turke dhe shqiptare, kanё hyrё thellё, deri nё prekje rёndё tё nderit autokton e fisnik tё familjes tradicionale kosovare.

Edhe vijmё tek pytja se a ka dorё Batoni nё tё gjitha kёto e nё pёrgatitjen e dokumetave dhe vendimeve antikombёtare pёr ndarje tё Kosovёs?! Ai ёshtё mё i paguari. Sa mё shumё rendojnё akuzat mbi te, aq mё shumё Rama, si kalinё e merr pёr dore nёpёr sallonet e botёs!

Nёse i ka mbetur nerv shqiptarit, bash pёr kёtё duhet tё ngritet nё demonstratё e nё mediat tona me myk turk, serb e rilindas pa rilindje, e ti çjerrin maskёn tradhёtisё!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat