Në qytetin e Lumbardhit e të lashtësisë kishte festë

Kultura

Në qytetin e Lumbardhit e të lashtësisë kishte festë

Nga: Aziz Bytyçi Më: 9 mars 2020 Në ora: 10:53
Pamje nga festa

Në qytetin e Lumbardhit  kishte fest . Kjo ditë e 6-të marsit të vitit 2020-të , ishte vertet ditë festive , ku në këtë cermoni madhështore në pranin e një numri të madhë prezent si dhe të mediumeve , si RTK-ja , RTV Prizren dhe RTV Fontan u përcoll ceremonia inagoruese e tre Ambasadorëve të Paqës,z. Xhafer Kastrati,z.Aziz Bytyçi dhe z. Enver Gavazaj . Në këtë qytet të datave historike , në kryeqytetin shpirtëror të të gjitha trojeve shqiptare , në Prizrenin e besa-besës , shprehu dëshiren të vi e të na nderoi dhe të marrë titullin Ambasador Paqeje edhe njeriu i vlerave, njeriu i çështjes kombetare ish deputeti i Kuvendit të Republikes së Kosovës,z.Fadil Geci ku pranija e tij e hijëshoi këtë event aqë madhështor. Kjo ceremoni madhështore , inagoruese u mbajt në një atmosfer gëzimi , lotësh gëzimi familjar dhe hareje në ambientet atraktive të Qendres Tregtare “LORIK CENTER”, në restorantin luksoz “MIRI . Në këtë event përpos ekipit të Ambasadorëve të Paqës për Europë Juglindore të kryesuar nga Ambasadorja e Paqës ,zonja Dashuri Jeta Divintari njëherit president për paqë pra nga Shqipëria që duhej të jenin në aktin e shpalljes së tre intelektualëve , veprimtarëve të devotshëm të Prizrenit si Ambasador Paqeje , Xhafer Kastrati , Aziz Bytyçi dhe Enver Gavazaj , këtë aktë e nderoi me pjesmarrjen e tij edhe drejtori për kordinim në Greqi dhe Europë Shkëlzen Kreci njeherit Ambasador Paqeje dhe president për Greqin në 202 shtete ,poashtu e nderuan edhe pjesmarrës nga Kuvendi Komunal si asambleisti Behar Begaj , pastaj emra të njohur të veprimtarëve të çështjes kombetare të të gjitha trojeve shqiptare si dhe bashkëveprimtar tanë që veprojn nëpër vende të ndryshme të europës dhe botës , por vlen të theksohet se në aktin inagorues mori pjes edh kryetari i odës së avokatëve të Dortmuni të Gjermanis,z.Lars Dipel.

Fillimish ceremonin e hapi me një interpretim poetik ,z.Aziz Bytyçi i cili pas këtij interpretimi i pershendeti të pranishmit dhe fjalën ia kaloi Ambasadorit të Paqës , drejtorit ekzekutiv për Republik të Kosovës ,z. Nuradin Imeraj . Fillimisht si çdo herë kur ti kaloi fjala atyre përë kumtesat e tyre deklamuese si në manifestime apo edhe në sesione shkencore apo edhe simpoziume e në këtë manifestim z.Imeraj ishte edhe moderator , ai i pershendeti perzemersisht pjesmarrësit dhe pastai i lexoi referencat dhe një CV-ijë të shkurtër për ambassador në ardhje, z. Xhafer Kastrati,z.Fadil Geci,z.Aziz Bytyçi dhe z.Enver Gavazaj, ku referencat e tyre u priten me duartrokitje .Në vazhdim ,z.Imeraj fjalën ia dha ,zonjës Dashuri Jeta Divintari të dalë me kumtesen e saj të pregaditur dhe të u jap titullin Ambasador Paqeje e cila ftoi stafin e saj, presidentin Vebi Brahimaj për ti nda titujt e Ambasadorëve , në fjalë akt ky që u prit me admirim dhe duartrokitje dhe me përcjellje urimesh nga familjaret e Ambasadorëve tani të emruar zyrtarisht nga IHM.

Gjatë këtij eventi të artë dhe shumë madhështor arriten edhe telegramet e para nga Bostoni I Amerikës , nga Malta e Suedisë , nga Munihu i Gjermanisë, nga Cyrrihu i Zvicrrës, këta personalitete shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë , të cilat telegrame Aziz Bytyçi i lexoi para të pranishmëve.

Image

Vlerë e shtuar e kësaj ceremonie inagoruese ishte pranija e juristes , gazetares,publicistes dhe poetës shkodrane e ardhur enkas nga Bazeli i Zvicrrës për të nderua këtë event madhështor duke lexuar vargjet e saj poetike e cila për këtë manifestim i kishte kushtuar Pavarsisë së Republikës së Kosovës , e kjo ishte Ela Bala, ku para se të filloi ahengu manifestiv u nderua me ulësen e saj në panel.

Pjesë e Axhendes të kësaj Ceremonie ishte edhe Prof.Nuha Krasniqi , kryetar i UNITETIT GLOBAL ALBAN për Diasporë i cili nderoj disa aktivistë të Unitetit Global si Lars Dipel , gjerman, avokat për çëdhtje të emigracionit.

Mimoza Abrazhda nga Uniteti Alban dhe shumë aktivistë të tjerë.

Një pikë muzikore e interpretoj nxënësi i SHMU -Muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren i cili u mirëprit me duartrokitje të larta nga pjesëmarrësit.

Për ta përdhendetur Ceremoninë për një fjalë rasti u nderuan z.Fadil Geci ish deputet i Kuvendit të Kosovës, z.Fetah Bekolli veprimtar i pajtimeve të gjaqeve,z.Cen Desku vrprimtar i qështjes kombëtare. Z.Fetah Berisha ish deputet dhe veprimtar i shquar dhe shumë tjerë të interesuar.

Në vazhdim fjala iu dha nikoqirit tani Ambasador- kordinator për Kosovë z.Xhafer Kastrati i cili me pak fjalë i falenderoj të gjithë të pranishmit me rastin e Cerenonisë së Paqes.

Falenderim i veçantë pë RTV- Fontanën , me kameramanin z.Endrit Mehmetaj i cili gjatë gjithë kohës mori pamje gjatë eventit.

Nga udhëheqësi i manifestimit z.Nuradin Imeraj të pranishmeve iu përcoll mesazhi përshendetës i Ambasadorit të paqes z.Zeqir Mehmetaj i cili për shkaqe objektive mungoj në këtë msnifestim.

Falenderime të veçanta për Rtk që u kujdesën për gjirime.

Dhe në fund fare erdhi embëlsira " Torta" e urimit për nikoqirin të cilën e kishin përgatitur familjarët me rastin e pensionimit që sot doli koeçidencë me emërimin Ambasador Paqeje dhe nikoqiri ftoj për drekë solemne që ishte pregaditur për të gjithë të pranishmit ku edhe në këtë drek arriten edhe telegrame tjera urimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat