Mall...

Kultura

Mall...

Nga: Zymer Mehani Më: 10 mars 2020 Në ora: 08:34
Zymer Mehani

Fluturova përmbi male
Përmbi brigje, pyll më pyll

I rashë fushës mes përmes
N’përmallim të përshëndes

Fluturova shteg më shteg,
Pa një cak, si zog me fletë

ku më çonte malli vetë…

Përmbi kroje, gurë e drurë,
Përmbi shtigje, lumë dhe urë

Të puth faqe. të puth du’r

T’ përqafoj, moj manushaqe,
Ta fshij lotin tënd në faqe…

Dashuria ime e artë
Të puth sytë, atë lot t’kristaltë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat