Fjalë përmortore (Me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Rifat Blaku)

Kultura

Fjalë përmortore (Me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Rifat Blaku)

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:20
Rifat Blaku

E nderuara familje Blaku, koleg, student, miq dhe dashamirë të profesor dr. Rifat Blaku.

E nderuara familje Blaku e ngushtë dhe e gjërë, si dhe i tërë farefisi, në pa mundësi që të jem fizikisht prezent në gjirinë Tuaj, që së bashku të ndajmë këtë dhimbje të juajën, për shkak të situatës së krijuar nga korona viruesi (Covid-19), me rastin e vdekjes së më të dashurit të Juaj, babait, bashkëshortit, vëllaut, motrave e të gjithë farefisit, nëpër mjet këtij shkrimit të shkurtër, me lejoni t’u shprehu ngushllimet e mia më të sinqerta dhe me zemër të thyer e të pikëlluar. E kisha mikun më të afërt, më të dashur dhe më të sinqert.

pikëllim dhe dhembje shpirtërore mora lajmin për vdekjen e pedagogut shumë të respektuar, kolegut, intelektualit të mirëfillët, punëtorit kreativ profesional e shkencor Prof. Dr. Rifat Blaku. Mua më mungon fjalori për të prezentuar veprimtarin e tij pedagogjike profesionale-shkencore, por pa dyshim se në punën dhe jetën e tij, tani të ndjerë, janë gërshetuar virtytet e larta pedagojike, intelektuale, njerëzore, humane e mbi të gjitha ato kombëtare. Andaj, duke e njohur për së afërmi personalitetin e tij, si mik i imi më i afërt, e kam vështirë të shkëpues nga këto virtyte të veçantën, sepse në të vërtet në veprimtarinë e tij jetësore të gjtiha këto kultivoheshin dhe ishin njësoj të pranishme. Duke pasur parasysh kontributin e tij që i dha arsimit të mesëm dhe superior në gjuhën shqipe dhe virtyteve të sipër cekura, nuk mund të përmbledhen vetëm në disa rreshta. Mirëpo, me plotë të drejtë mund të thuhet se, Prof. Dr. Rifat Blaku gjithmon veproi me moral të lartë kombëtar dhe frymosi si BURRË. Veprat e tij janë të mëdha dhe janë karakteristike vetëm e njerëzve që din të lënë emër të madh në historinë kombëtare, siç ishte edhe Prof. Dr. Rifat Blaku.

Me të drejtë mund të konstatohet se Prof. Dr. Rifat Blaku ishte stoik, intelektual i lartë, të cilin nuk e luhati asnjë furtunë, edhe pse ishin të shumta në kohën kur ai jetoi e veproi, nga vizioni i tij demokratik, human, njerëzor, profesional, shkencor, e mbi të gjitha kombëtar. Nuk dinte të urrej, por nuk lejonte që dikush të përdhoste identitetin e tij personal, e në veçanti atë kombëtar. Këto virtyte, ai i ruajti dhe i mbajti deri në vdekje.

Prof. Dr. Rifat Blakun e njoha që nga studimet, por më afër e njoha atëhërë kur erdhi si pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, e shumë më afër e shpirtnisht, esencialisht e profesionalisht e njoha gjatë shkrimeve dhe kumtesave të tija të prezentuara në Tubime shkencore në nivel të Kosovës dhe të ish Jugosllavisë. Kështu, emri i Prof. Dr. Rifat Blaku, është i njohur në arsimin e lartë, në politikë, e mbi të gjitha në shkencat ekonomike, veçmas në fushën demografike. Si pedagog, hynë në radhën e profesorëve më të dalluar dhe më të respektuar nga ana e studentëve, kurse nga kolëgët e tij ishte shumë i çmuar. Prof. Dr. Rifat Blaku, hynë në radhën e plejadës së demografëve që është marrë dhe ka dhënë kontributin e tij në politikat demografike dhe proceset migruese dhe emigruese të popullsisë.

Andaj, Prof. Dr. Rifat Blaku është shumë i njohur në qarqet shkencore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish Jugosllavi, Shqipëri e më gjerë, që si i tillë simbolizon punëtorin shkencor dhe intelektualin e mirëfilltë. Ishte punëtor i pa lodhshëm shkencor, ku veprimtaria e tij shkencore dhe publicistike ishte e fushave të ndryshme ekonomike, duke dalluar atë demografike dhe të punësimit. Punimet e tija dalloheshin për vlerat profesionale-shkencore, me të cilat i begatoi shkencat ekonomike dhe demografike, duke i afirmuar ato jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe në atë kombëtar e më gjerë. Spektri shkencor i Prof. Dr. Rifat Blaku, është i gjerë. Botoi punime të shumta shkencore e profesionale në revista të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj dhe mori pjesë me referate e kumtesa në shumë tubime shkencore në Kosovë, ish Jugosllavi e më gjerë. Andaj, duke pasur parasysh veprimtarin e tij profesionale-shkencore, mund të thuhet se ai hynë në radhën e punonjësve shkencor të palodhshëm dhe ndër më të shquarit dhe më kontributdhënës në shkencat demografike. Kështu, duke u mbështetur në veprimtarinë e tij shkencore dhe në personalitetin e tij si pedagog, punonjës shkencor, intelektual, hulumtues e krijues, si referues e dabatues në shumë tubime shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, e mbi të gjitha si njeri, konstatojmë se, Prof. Dr. Rifat Blaku ishte një person i urtë, racional, kritik, kreativ, parimor, human, koshient dhe modest për punën e tij, që e bëjnë të jetë personalitet shumë i madh dhe i respektueshëm si intelektual e punëtor shkencor.

Prof. Dr. Rifat Blaku, ishte ndar intelektualët që dha kontribut të pa shoqë, si në fushën akademike ashtu dhe politike. Në fushën profesionale, njihet ndër ekspërtët më të njohur të çështjeve demografike, duke veçuar proceset migruese dhe emigruese të popullsisë, me ç’rast dha kontribut të madh shkencës demografike në përgjithësi. Kontribut të konsiderueshën Prof. Dr. Rifat Blaku dha edhe në fushën politike. Ishte ministër në qeverinë në egzil. Madje, si veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, ishte njëri ndër themeluesist dhe nënkryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës. Në Qevernë Thaçi-2, ishte Z/Ministër i Administratës Publike dhe Kryetar i regjistrimit të popullsisë së vitit 2011. Për punën, kontributin dhe veprimtarinë e tij profesonale-shkencore e politike, u dekorua me shumë mirënjohje.

Andaj, duke u mbështetur në veprimtarinë dhe personalitetin e tij si: pedagog, intelektual, e mbi të gjitha si punëtor i arsimit ku ligjëroi në disa univesitete e kolegje në Kosovë e jashtë saj, edhe atëherë kur fryenin erna dhe kishte acare të mëdha ndaj shkollave shqipe dhe shqiptarëve nga hegjemonizmi dhe shovinizmi serbomadh i Akademisë së Serbisë. Mirëpo, Prof. Dr. Rifat Blakun, këto erëra e furtuna nuk e trembën, edhe më tepër i jepnin kurajo dhe guxim që për herë e në çdo kohë ishte luftëtar i pakompromis i kauzës sonë kombëtare. Prof. Dr. Rifat Blaku, dha kontribut shumë të madh në fushën demgorafike, duke e mbrotjur në pikëpamje shkencore sulmin e Akademsisë Serbe ndaj natalitetit të popullatës shqiptare në Kosovë e në viset e tjera ku jetonin shqiptarët në ish Jugosllavi, edhe atë në kohërat më të vështira nëpër të cilat po kalonte Kosova dhe populli shqiptar. Ai ndër të parët ngriti zërin kudër Memorandumit dhe qendrimeve shoviniste ndaj Universitetit dhe natalitetit të shqiptarëve nga ana e Akademisë së Serbisë, të cilat ishin shumë intensive e të pa baza shkencore, që ndodhën pas demostratave të studentëve të vitit 1981. Në shumë tubime shkencore që i organizonte Akademia e Serbisë, me tema kundër natalitetit të shqiptarëve, ishte pjesëmarrës aktiv dhe me punimet e tia bindëse e me argumente shkencore i hidhte poshtë tezat e tyre anti shqiptare, jo shkencore, jo humane e shoviniste të kësaj Akademie. Nga kjo rrugë nuk mundën ta shmangin as kërcnimet me jetë nga qarqet serbomëdha. Ato edhe më tepër e forconin dhe e bënin më luftëtar, më aktiv në hedhjen poshtë të tezave antinatalitere për popullatën shqiptare në Jugosllavi, duke argumentuar se, nataliteti i lartë i shqiptarëve është pasojë e mos zhvillimit, e jo shkak i mos zhvillimit. Andaj, me të drejtë mund të thuhet se, Prof. Dr. Rifat Blaku hynë në rradhën e luftarëve më të denjë kundër tezave anti shqiptare të Akademisë së Serbisë. Kjo njëherit tregon edhe guximin dhe trimërin e tij dhe virtytin e një intelektuali të lartë, sepse nuk ishte lehtë që në këtë kohë të eksponohesh në mbrotje të kauzës kombëtare, e kundër Akademisë së Serbisë.

Andaj, nga ajo që u tha më sipër, nuk është vështirë të konstatohet se sot, studentët emrin e tij si pedagog e përmendin me respektin më të madh, ne kolegët e tij e përmendim po ashtu me mburrje dhe krenari kombëtare, duke u mburrur me punën e tij profesionale-shkencore dhe shumë të guximshme për kohën, sepse ishte person që një jetë të tërë ia kushtoi luftës për kauzën tonë kombëtare edhe atë në kohërat më të vështira nëpër të cilat kaloi Kosova në historin e re të saj.

E nderuara familje Blaku, duke u bazuar në punën dhe veprën e tij, të një punëtori të pa lodhur të arsimit, për figurën dhe veprën e Prof. Dr. Rifat Blaku, me të drejtë mund të konstatohet se, vdekja e tij, nuk paraqet humbje vetëm për familjen e farefisin, e as vetëm për Kosovën, por për gjithë kombin dhe shkencën demografike. Me rastin e vdekjes së Prof. Dr. Rifat Blaku, familja mbeti pa më të afërmin dhe të dashurin e tyre, studentët pa pedagogun shumë të respektuar, e shkenca dhe kombi shqiptar pa një inelektual të mirëfilltë e luftëtar të devotshëm për të drejtat dhe liritë kombëtare. Andaj, ju familja e ngushtë: bashkëshortja, fëmijët e farefisi, ashtu dhe studentet e ne kolegët e miqët e tij dhe i tërë kombi shqiptar, duhet të mburremi që e patëm një pedagog, intelektual e burrë të kalibrit, siç ishte Prof. Dr. Rifat Blaku. Ndërkaq, familja dhe komuna e Podujevës, duhet të mburren që nga gjiri i tyre doli një intelektual i lartë, pedagog me performanca të larta e një punëtor kreativ e shkencor të nivel të lartë, siç ishte Prof. Dr. Rifat Blaku.

Në fund, mendojë se edhe për rreth përpjekjeve të mia, si mik e koleg i tij në këtë moment posmortum të paraqes aq sa lejon shkrimi për këso rastesh, të paraqes në mënyrën më të denjë, më objektive, reale e profesionale personalitetin e Prof. Dr. Rifat Blaku, kuptohet ka mbetur shumë çka meritore pa u thënë. Plotësimin e boshllëqeve do të plotësojnë veprat dhe puna e tij profesionale dhe shkencore.

Dhe krejt në fund, duke iu falëndëruar për punën pedagogjike, humane, njerëzore dhe për kontibutin e dhënë në shkencën demografike të Kosovës dhe më gjerë, i kërkojmë lamtumirën e fundit Prof. Dr. Rifat Blaku. Ne tani fizikisht u ndam nga ai, por vepra dhe personaliteti i tij, kurrë nuk dotë vdesin dhe gjithmonë do të mbesin në kujtimet tona. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilën aqë shumë e deshti dhe tërë aktivitetin intelektual e profesional ia kushtoi pavarësisë së saj dhe Ribashkimit gjithë kombëtar. Ndjesë pastë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat