Asketizmi mistik largon koronavirusin

Kultura

Asketizmi mistik largon koronavirusin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 mars 2020 Në ora: 17:07
Sulejman Mehazi

Sa të pa marrur vesh jemi bërë, sa shkel e shko e kapin punëm e këtij virusi modern që ka çuditur botën. Nga çdo anë apelojnë mjekët e qeveritarët që t'i ikin këtij virusi duke u izoluat nëpër shtëpitë tona e këtyre palla s'u ha. Shikoni epshi çfarë na ben, kafja apo makiaton që e pimë tinëzisht ka vlerë e çmohet më shumë sesa jeta jonë së bashku me të afërmit e shtëpisë.

Për shkak kafes që e pinë tinëzisht nëpër kafenet e lagjeve tona do sëmuren edhe të tjerë e fare gajle s'kanë. Për ne më shumë dëshirat kanë rëndësi sesa shëndeti ynë.

Këtij virusi të çmendur do t'i ikin vetëm të mençurit që e kuptojnë se flakja e këtij gripi të keq largohet vetëm duke u izoluar e larguar nga njerëzit tjerë. Ky izolim, më shumë u konvenon mistikëve të cilët shpesh herë vullnetshëm e me ditë të tëra mbyllen në vetmi për t'u larguar përkohësisht nga kjo botë e stresuar, e epshuar dhe e ligësuar me shumë dëshira e lakmira të pista që dëmtojnë jo vetëm trupin, por edhe mendjen, zemrën e shpirtin njerëzor.

Disiplina preventiva e mistikëve është shumë më e rreptë sesa e këtij gripi të koronavirusit, ata jo që mbyllen në vetmi, por edhe me vetëdije të plotë nuk hanë, pinë, as nuk mbajnë celular, as nuk komunikojnë me miq, ashtu të mbyllur me ditë të tëra vullnetshem as nuk kanë dyshek e jastëk për t'u shtrirë e gjumosur. Vetëm mistikët më së miri mund të jenë të mbrojtur nga koronavirusi. Asketizmi mistik largon koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat