Unë sovrani yt,  Atdheu im - Bota Sot
Unë sovrani yt,  Atdheu im

Kultura

Unë sovrani yt,  Atdheu im

Nga: Neki Lulaj Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:53
Neki Lulaj

Unë sovrani yt, Atdhe, kam kaq ëndrra e dëshira të pamata

T’i njoh vitet e  shekujt që kullojnë gjak prej plagëve

Ta njoh token e -palavruar me eshtra në brigjet e lashta

Njoh kullën e Nishit  ndërtuar me kafkat e dardanëve.

T’i njoh vuajtjet, brengat, ëndrrat që s’të mbaruan  kurrë

T’i njoh dëshirat  dhe   burrat që  për ty  sakrifikuan

T’i njoh edhe pushtetarët që sot për ty dalin në tribuna

T’i njoh edhe lakmitarët për pushtet që luftën  harruan.  

Ti njoh edhe ata që premtojnë e mashtrojnë

E premtimet  dhena  kurrë nuk i mbajnë

Ua njoh nënave  gjamat  për bijtë që iu mungojnë

Edhe pas njëzet viteve dëgjoj klithje,  gjamë e vaj.

E këtu bëhet luftë për pushtet, për karrike e poste

E sovrani qan  vajton  e piskon si një një xhungël e egër.

Eh, Atdheu tim e kanë kapur  dërdëllisit prej dore

E morën  mediokrët,  despotët që duken si bajlozë pa emër

Antikombëtar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat