Jemi shqiptarë

Kultura

Jemi shqiptarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 25 mars 2020 Në ora: 07:53
Fatmir Lohja

Burrë e grua u munduam të krijonim një ambient sa më tradicional familjarë.Divanët i mbuluam me postiqe qëngji merinos. I shtrojmë vetëm në raste të veçanta. Mbi tavolinë vendosëm servis tradicional,si; tavat, pjatat,gotat nga dhe I pjekur; pirunj e lugë druri; thikat me dorezë druri nga arra.Rakija qendronte e freskët në katruvën me dy vegja. Televizorin nuk e ndezëm, për të mos na prishur ndënjen.

Nusen e kam guzhinjere të talentuar, sidomos për gatimet e traditës. Meqë miku nga larg, kërkonte të njihte traditën kulinare tiranase,ajo me përkujdesje, dhe deshirë, i qau tavat e dheut. Era e gjalpit,më kujtoi të ndjerën gjyshe.

Zoti Rrahim ,me shoqëruesin, u befasuan nga gatimet. Për Gimin nuk qe ndonjë çudi, se është mësuar me kuliraninë e nuses sime, por u çuditëm te dy,se për herë të parë,nuk na ndejnji me turi. Nusja gudulisej, e ledhatohej,nga komplimentet që merrte për gatimin, nga miqtë.

Zoti Rrahim kërkoi t’i mbushej mashtrapa me coca-cola. Sipas traditës nuk gjendej në shtëpi. Pije joalkoollike, për të ulur ushqimin poshtë, nusja afroi ujë Selitë, dhalltë kremi, bozë meli, dhe fruta të sapo keputura nga pemët. U betua, u stërbetua, se kjo ka qenë porosija ime, për t’i bërë qejfin mikut të largët. Zoti Rrahim, me shoqëruesin,me kënaqësi kërkuan të provonin edhe dhalltin, edhe bozën, edhe frutat e ëmlba.

Kur u stabilizuan stomaqet, u hapen temat e veshtira. Zotit Rrahim,i kishte mbetur gozhdë në kokë, për të ditur se çfarë besimi fetar kam. U fut Gimi, për të më ndihmuar, se e di mirë, që këtë pyetje nuk e kam deshirë të ma drejtojnë. Zoti Rrahim ,pasi e ndërpreu disa herë,m’u drejtu direkt ,se donte të njihte në origjinalitet mendimet e mia.

E nisa me thënien e Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit, është shqiptaria.” Se, historia ka treguar se kombi trashëgohet brez pas brezi nga geni,dhe gjuha që përdor. Se, bindjet fetare ,e politike,janë koncepte individuale,dhe nuk trashëgohen gjenetikisht. Se, Ilirët besonin te Zeusi, prandaj edhe sot kësaj dite, ne shqiptarët lutemi me termin Zot, e jo Perëndi si kombet e tjerë. Meqë kemi banuar historikisht në rrugëkalimet e Europës, jemi shpërndarësit e kristjanizmit në Europë. Se,në trojet tona, ka kisha më të vjetra, se në Itali. Më vonë,në brigjet e lumit Shkumbin ndahen kristjanët, në katolikë dhe ortodokse. Vonë erdhën turqit dhe sollën fenë Islame. Fatkeqësisht historia e deshmon me faktë te shumta ,se të gjitha konvertimet fetare, te shqiptarët janë bërë me dhunë, me luftra të ashpra, nga pushtues të ndryshëm. Fatmirësisht ata u larguan. Ne shqiptarët, pasardhësit e Ilirëve, jetojmë në trojet tona te lirshëm.

Zoti Rrahim, me shoqëruesin nuk e flisnin asnjë fjalë. M’u duk se i lashë pa ngrënë, pa pirë ,me tovalinën plotë në shtëpinë time.U kërkova të ndeshnin gotat, duke u kujtuar se i kam thirrur për qejfe, e jo për historinë e Shqipërisë.U rekomandova t’i hanin pulastrenat me duar,se u shijon më shumë.

Gimi, pasi e rehatoi veten mirë,hapi temën e historisë së alkoolit. E nisi edhe ai shumë larg në vite, për t’i bindur miqtë, se informacionin e përdorimit të alkoolit nga shqiptarët , nuk e kanë të saktë. Me shumë marifet, u mundua t’u mbushte mendjen miqve, se fjala haram, nuk gjendet në asnjë fjalor të shqipes . U tregoi, se ilirët, paraardhësit tanë, janë prodhuesit e parë të alkoolit në Europë. Vera e tyre ka qenë e fortë, se prodhohej nga mjalti. Se Ilirët e konsumonin alkoolin si burrat, edhe gratë. Grekërit, për të ulur emancipim e ilirëve, e pranojnë faktin,me komente nga pas. Sipas tyre, ilirët i merrnin gratë me vete, në ziafete të ndryshme, me qëllimin për t’i mbajtur në krah burrat e dehur, për t’i rikthyer në shtëpi.

Nusja nga banaku tunte kokën me merzi. Kush e disa sa herë,i ka dëgjuar anektodat tona, për të mirat e alkoolit. Nuk i pëlqejnë aspak sarahoshët,por nuk ka nga më çon. Zoti Rrahim,me shoqëruesin,rrefimet e Gimit, i shoqëronin me qeshje, me zë të larte.

Me pas , u tregoi, se vera, për herë të parë është prodhuar nga rrushi në Persinë e lashtë ,shumë shumë vite më parë ,se të lindnin Krishti,apo Muhameti. Eksperienca e tyre e mirë është shpërndarë në tërë globin. Vonë shumë, nga Muhameti,alkooli u shpall haram, sepse gjindja po dehej prej saj. Perdorimi I alkoolit, shprehej me bindje sarahoshi Gim, kur konsumohet me normativë, sipas gjendjes së çdo indvidi, përveç të mirave ushqimore, ka të mirë kryesore, se e ndez debatin alla shqiptar në tavolinë.

Pas leksionit të Gimit, zoti Rrahim, sëbashku me shoqëruesin ,kërkun t’i mbushnin gotat me raki. Gimi, meqë është nga jugu,u mësoi dollitë. Unë u mësova kryqëzimin e duarve, siç e ka bërë Skënderbeu në kohën e tij. Natyrisht atmosfera u ndez tërësisht shqiptare .Puth e qesh , me zë të lartë, deklarohej si nga miqtë,edhe nga ne vendasit ,se jemi shqiptarë, e më të mirë se ne nuk ka. U err, kur dolëm në ajër të pastërt,për të pirë kafetë ekspres. Pse pimë me deshirë,edhe me masë, nuk pati nevojë asnjëri për ta mbajtur në krah. U shqetësova pak, për largimin e shoqëruesit të zotit Rrahim. Nuk vonoi shumë, dhe u bashkua me ne. Në ndarie,zotit Rrahim, kërkonte nga unë, edhe Gimi, ta nderonim të nesërmen për darkë,në restorantin e hotelit ku ai ka zënë vend. Meqë këmbënguli, i dhamë besën e shqiptarit, për prezencën,ndonëse na ftoi pa gratë.

Gimi,më zë të ulët, më tregoi se më pret një surpizë e këndshme në shtëpi, dhe u shkëput si era,siç e ka zakon../vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat