Dhembja në aureol

Kultura

Dhembja në aureol

Nga: Skendër Zogaj Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:45
Leze Qena dhe Skendër Zogaj

Natyrisht që nuk duhej të vdisje
Pa ia shky maskën errësirës,
Jetës për t'ia treguar udhën e shpresës së mirë
Që - askush si ti më mirë e më lartë
Nuk ka ditur t'ia mbajë pishtarin e dritës...

Natyrisht që nuk mund të vdisje
Para se me u çel qielli e me ardh pranvera
Që lulet ta përjetonin kuptimin e këputjes
Dhimbjen, zbrazëtinë dhe peshën e rrënkimit
Që mbetet prapa ikjes së njeriut të mirë!

Natyrisht që nuk mund të vdisje
Pa ia bëre mirë të ditur zotave të Olimpit
Frymën e shpirtit të shenjtë të bijve të Talias
Se pavdeksia nuk është vendimi më i mirë!

Natyrisht... Natyrisht që nuk mund tē vdisje
Pa pranverën e luleve dhe fluturimet e zogjve
Sipri aureolit tē Shqiponjës së madhe
Qe hyri në dritën e përjetësisë së engjëjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat