Qytetarët sonte nga ballkonet do të ndezin qirinj për nderë të Leze Qenës

Kultura

Qytetarët sonte nga ballkonet do të ndezin qirinj për nderë të Leze Qenës

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:09
Leze Qena

Është ndër nga jeta aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.Leze Qena ka lënë pas një trashëgimi të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të kujtohen për breza me radhë.

Ajo ka vdekur rreth orës 9:50 në kujdesin intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e Lezes ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa shumë prej personazheve publike kanë shkruar telegrame ngushëllimi për familjen Qena, shkruan lajmi.

Sonte në orën 20:00 nga ballkonet e banesave, qytetarët do të ndezin qirinj në nder të Leze Qenës.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime! Bashkohu edhe ti! Sonte prej orës 20:00. Pusho në paqe, Leze”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat