Skena pa një lule

Kultura

Skena pa një lule

Nga: Safete Rogova Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:11
Leze Qena

Leze skena kishte lezet me ty

I jepje shpirt buzëqeshje krenari

Të luaje me ty ishte dhe privilegj

Ai zë i yti o sa do të më mungojë

Në çdo rol ti ishe Lezja e lexuar

E formuar shembull pĕr ne

Të shkriu ikja e hershme e Xhevatit

Monologu është i vështirë

Një ditë vjen dhe lamtumira

Ti lule rolet tua kurorë

Ne pikëllimin kujtimin mirënjohjen

Shëmbëlltyra Leze

Mos më thuaj se ke ikur

Ti je në secilĕn nga ne Secilin nga ne

E madhja

E pakrahasueshmja

Me dy L Lejdi dhe Leze

Traditë dhe qytetari

Prirje dhe profesion

Po ti ishe gjithandej në perfeksion

Skenë radio drama estradë film

Gjithkund e palëkundur nga vitet

E paharrueshmja Lezja ime

Mikja ime

Prisja edhe pak ditë vezët e Pashkës të m'i dhuroje

Po pranvera erdhi pa një lule

Prehu në paqe të amshueshme

Lezja ime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat