Me rastin e shkuarjes në amshim të mikut, poetit, filozofit të dashur Ilaz Xhemailit

Kultura

Me rastin e shkuarjes në amshim të mikut, poetit, filozofit të dashur Ilaz Xhemailit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:48
Sulejman Mehazi

I nderuar mik Ilaz Xhemaili, lamtumirë e u pafshim në botën e përtejme të bukur shpirtërore, për ju bota mistike e përtejme ka më shumë vlerë sesa kjo botë e pistë, me miq që të izoluan vetëm për një qëllim, nuk mundeshin ta duronin krenarinë burrërore, morale e intelektuale tuajën. Ishe i veçantë, miku im i dashur Ilaz Xhemaili, ishe i jashtëzakonshëm, i pakuptueshëm e i pakapshëm për nivelet e ulëta intelektuale e letrare, për shkak se ishe qiellor, e bota e ulët intriguese tokësore nuk mundej ta kuptonte mendjen e shpirtin tuaj të ndritur.

Dhe vdekja të kaploi në kohê e gjendje të veçantë të pandemisë botërore njësoj sikurse mendja juaj e ndritur që bëhej pandemike për intelektualët e artistët falco e intriganë. 

Asgjë s'është vdekja për ju i nderuar mik Ilaz Xhemaili, ju edhe për së gjalli përherë keni qenë i vetmuar para shokëve, kolegëve, miqve, intelektualêve, letrarëve e artistëve, përherë vullnetshëm i karantinosur ndaj të keqes njerëzore.

Prandaj vetmia, karantinosja e varrit nuk të dëmton e nënçmon sikurse të kanë dëmtuar e nënçmuar miqtë e tu që të kanë bërë padrejtësira të ndryshme jetësore, profesionale e letrare-artistike.

Shpëtove i dashur Ilaz nga ferri i kësaj bote, mos u mërzitë, tani më je në prehërin e të Madhërishmit Allah, aty je i shoqëruar me engjëjt e bukur të Parajsës, me profetë e të devotshmit, me të ndriturit ashtu sikurse që ishte i ndritur shpirti juaj!

Se sa e karantinosur ka qenë jeta juaj, mik i vyer Ilaz, tregojnë dhe rrjetet sociale informative, një foto tuajën nuk gjeta, prandaj të më falni që s'ua kam vë foton tuaj poshtë këtij shkrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat