Grabitet një nga pikturat më të vlefshme nga artisti Vincent van Gogh

Kultura

Grabitet një nga pikturat më të vlefshme nga artisti Vincent van Gogh

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:35
Muzeu

Piktura Vincent van Gogh është vjedhur nga ‘Singer Laren’.

Një pikturë nga artisti i njohur Vincent van Gogh është vjedhur nga muzeu i ‘Singer Laren’ në Holandë, thanë zyrtarët e muzeut, shkruan Independent.

Hajdutët u futën në muze rreth orës 3.15 të mëngjesit të së dielës dhe vodhën veprën e artit që paraqet kopshtin e famullitarit në ‘Nuenen’ në pranverën e 1884, me titullin ‘Kopshti i Pranverës’.

Piktura u huazua në muzeun ‘Singer Laren’ nga muzeu ‘Groninger’. Asnjë pjesë tjetër arti nuk u vodh.

Drejtori i Përgjithshëm Evert van Os tha që institucioni që strehon koleksionin e çiftit amerikan William dhe Anna Singer është “i zemëruar, i tronditur, i trishtuar” në vjedhjen e pikturës.

Muzeu i Groninger, i vendosur në qytetin verior të Groningen në Holandë, tha në një deklaratë: “Puna nga viti 1884, një pikturë e punuar me ngjyra vaji(marouflé), është piktura e vetme e Van Gogh në koleksionin e Muzeut Groninger.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat