Përsëri

Kultura

Përsëri

Nga: Valëza Fusha Më: 30 mars 2020 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Do të ndriçojë pishtari patjetër

Shpejt do bashkohen shpirtërat binjakë

Prapë do këndohet kënga e vjetër

Do jetojmë jetën çiltër, pa merak.

 

Nuk e lë ëndrrën time ta marrë era

As shpresat e juaja të ikin s'i lejoj

Ne jemi zemërmirë, prandaj lind pranvera

Fillimin e saj unë po ua kumtoj.

 

Brenda heshtjen veç një këngë malli e thyen

E tavanin e shikoj përherë nga nostalgjia 

Momentin familjar askush s'e shlyen

E dijeni të gjithë se na ka munguar shtëpia.

Edhe iluzionet e saj mirë s'i paskemi kuptuar

As muret e saj mirë s'i kemi ndier

Çastet së bashku jemi duke i jetuar

E shihni,

Askush më shumë se familja s'ka vlerë...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat