Recension i librit –“Prindërimi dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore”

Kultura

Recension i librit –“Prindërimi dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:24
Kopertina e librit

Libri“Prindërimi dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore” (Libër Socio - Pedagogjik) i bashkautorëveBesjana I. Rexhepi dhe Kastriot I. Veselaj, shikuar profesionalisht hollë e hollë, paraqet një lloj enciklopedie madhore dhe shumë të vlefshme pedagogjike, me të dhëna të nevojshme bazike e faktike gjithëperfshirëse dedikuar kategorisë së prindërve të të cilët janë emra të shenjtë: “Nënë” dhe “Baba”, si dhe shtytjes kyçe të zhvillimit të fëmijëve, atyre që japin dhe sakrifikojnë çdo gjë për të ardhmen e filizave të rinj.

Libri është konceptuar në mënyrë profesionale, ku bashkautorët në fjalë në bazë të hulumtimëve të tyre kanë konstatuar se ky libër mund të ecën në duart e lexuesve, stafit akademik, kategorisë së mësimdhënësve të secilit cikël shkollor, prindërve dhe hulumtuesve të ndryshëm që trajtojnë tematika të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me qasjet moderne të një mësimdhënie bashkëkohore, si dhe respektimit dhe adaptimit ndermjet nxënësëve, mësimdhënësve-prindërve dhe efekteve të prindërve për të ndërtuar këtë raport reciprok në përputhje me standardet e reja bashkëkohore, të një jete prosperuese dhe të shëndetshme.

Duke shfletuar, lexuar e shijuar kujdesshëm këtë libër,në rrafshin gjuhësor, art dhe kulturëshohim dhe bindemi plotësisht se libri është i skalitur mjeshtrisht, dhe është një enciklopedi e llojit të vet, nga i cili mund të informohesh e të mësosh shumëçka për dashurin ndaj fëmijëve dhe kujdesin ndaj tyre, duke mos e nënkuptuar praktikën e vërtetë të tyre tamam në përputhje me standardet e reja bashkëkohore, të një jete të shëndetshme.

Bashkautorët me një mjeshtri të rrallë kanë arritur në mënyrë perfekte ta mbarështrojnë mbarë gjithë atë mal faktesh mësimore e pedagogjike të grumbulluara për vite të tëra, duke hulumtuar, permbledhur të thëna faktike të sistemuara e konceptuara në disa kapituj e nënkapituj të tjerë, fakte arsyetuese të ndërlidhura me njëra- tjetrën, si mishi me ashtin që do të thotë se çdo gjë në libër është ndërtuar dhe hartuar sipas një metodike rigoroze gjuhësore, pedagogjike e shkencore.

Me ndihmën e këtij libërthi didaktik nxënësi, prindi, mësuesi apo anasjelltas me njëri tjetrin do të përjetojnë një përfshirje më të madhe në përafrim dhe arsimim. Çdo nxitje e tillë didaktike, strategji, metodë apo teknik, lehtëson më mirë zhvillimin e aftësisë në trekëndëshin pedagogjik dhe didaktiko – mësimor në ç’rast nxënësi zgjeron njohurit në fusha të ndryshme që merren përmes këtij katalogu mësimor.Ndaj secila nga fushat e përmendura në libërth elaboron edukatën familjare e cila është në funksion të edukimit të fëmijëve, tipologjitë, komunikimin, bashkpunimin, nocionet martesore të prindërve si dhe rolin e shkollimit të prindërve për prindërim të efektshëm e format e tjera të veçanta për orientim profesional të fëmijëve, etj.

Libri ka treguesit e saj të qartë që mundësojnë të dhëna si: parathënia, hyrja, e të gjithë kapitujt, radhasi ofrojnë informacion të shkurtër përmbajtjesor mbi temën e cila ecën në duart e lexuesve, stafit, kategorisë së mësimdhënësve të çdo cikli shkollor, prindërve dhe hulumtuesve të ndryshëm që trajtojnë tematika të ndryshme që kanë të bëjnë me qasjet moderne të një mësimdhënie bashkëkohore në vëndët e shoqërive të emancipuara që do të thotë se në dorëshkrim janë respektuar kërkesat bartëse të parimeve didaktike për tejkalimin e njëllojshmërisë dhe njëfarësisë në kriteret për përpilimin dhe vlerësimin e çfarë do lloji të librit.

Dhe, e gjithë kjo vlerë apo punë pedagogjike e studimore e bashkautorëve, Besjana I. Rexhepi dhe Kastriot I. Veselajdo të dilte e zbehtë fare, po mos të shfrytëzoheshin veq tjerash edhe rekomandime e fusnotat të ndryshme të potencuara në libër, që do të thotë se një rekomandim apo fusnot flet sa njëmijë fjalë, atëherë, del në pah dhe mund të konstatojmse libri mësmor, pedagogjik e psikologjik vertetë është i kompletuar me një material bazik e faktik që siç e potencuam sipër do t’u shërbejë studiuesve të ardhshëm për të njohur jo vetëm për nxënësit, prindërit, pedagogët e saj, por edhe veprimtaritë e tyre mësimore e pedagogjike.

Në përmbyllje, si recensent i këtij libri, bashkautorëvetë librit u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtejme në fushat studimore e krijimtarisë e librit si mirëpritje nga lexuesit tanë dhe bibliotekat tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat