Ne...

Kultura

Ne...

Nga: Dibran Demaku Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:58
Dibran Demaku

Ne te bardhen e ballit
zgjohet ndjenje e mallit

ne te gjelberten e syrit
shkelqen rreze e yllit

ne te kuqen e buzes
shperthen varg i muzes...

Në shpresën as të gjallë as të vdekur

me ikjen tënde dhimbja zvarritet
nëpër skutat e shpirtit të mekur
ëndërr e parë më nuk përseritet
në shpresën as të gjallë as të vdekur...

Ëndërr dhe shpresë

nuk di si je nuk di si jam
(edhepse çdo ditë shkruajmë e flasim)
e di se frikë ke e di se frikë kam
veç ëndrrën dhe shpresën e ruajmë se
vrasim...

Shpresa gjallon

më as gjumi nuk është gjumë
as mëngjesi s’është mëngjes
ëndrra rrëshqet e mbytet në lumë
shpresa gjallon në një pikë vesë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat