Torollaku

Kultura

Torollaku

Nga: Zymer Mehani Më: 1 prill 2020 Në ora: 10:05
Zymer Mehani

Bukës i thotë ujë,
Ujit i thotë bukë,
Ujkut i thotë dele,
Deles i thotë ujk!

Natës i thotë ditë,
Ditës i thotë natë,
Patës i thotë pulë,
Pulës i thotë patë!

Nënës i thotë babë,
Babait i thotë nënë,
Hënës i thotë Diell,
Diellit i thotë Hënë!

Qiellit i thotë det,
Detit i thotë qiell,
E diel i thotë t'hënës,
Të hënës - e diel!

Pjeprit i thotë kungull,
Kungullit i thotë pjeprër,
Thekrit i thotë grurë
Grurit i thotë thekër!

Tërshërë i thotë misrit
E misrit- tërshërë,
Gërshërëve u thotë lugë
E lugëve- gërshërë!

Tepsi u thotë pjatave
E pjatave- tepsi,
Shtëpive- kotece,
Koteceve-shtëpi!

Dardhës i thotë mollë,
Mollës i thotë dardhë,
Të bardhës- e zezë,
Të zezës- e bardhë!

Rrushit u thotë kumbulla,
Kumbullave u thotë rrush,
Thotë e çfarë nuk thotë?!
S'i bjen n'fije kush!

Si ai, torollak,
Mos u bëftë askush,
I shet dushk për gogla

Kushdo e gjithkush

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat