Hyri prilli dhe “Corona...”

Kultura

Hyri prilli dhe “Corona...”

Nga: Albert Habazaj Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:02
Albert Habazaj

Hyri prilli dhe “Corona”

S’po na le,

Qysh është katandisur Vlora,

Si e ve,

Ndihemi si të braktisur

Në fole,

S’ rri dot në kafaz shqiponja,

Jo më ne...

Në esfel vaftë “Corona!”

Mos zënt’ dhè!

Asnjëherë nuk ishte parë,

Ç’bela qe?!

Nëpër botë e shpërndarë,

Si rrufe...

Qoftë ky prill muaj i mbarë,

Moj shqipe!

 

Iku marsi, s’na pa fare,

Shoqeni!

Një kafe në “Lungomare”,

Motrani!

Të pimë të dymbëdhjetë,

Moj fisnike!

Sa shumë na ka lezet,

Rreze drite...

 

Dil, o  prill, mes i pranverës,

Dil, ku je?

Mezi rrimë prapa derës,

Presim ne.

Të thurim tingujt e zemrës, 

Siç dimë ne!

Të ndezim ballin e skenës,

Moj shqipe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat