Mos u dorëzo

Kultura

Mos u dorëzo

Nga: Jan Kosova Më: 1 prill 2020 Në ora: 20:19

Mos u dorëzo edhe nëse jeta të ka zhgënjyer
Edhe nëse nganjëherë duket se ska rrugëdalje
As kur e kupton se ndoshta veten e ke gënjyer

Mos u dorëzo, nëse askush nuk të kërkon falje
Nëse zemra të ndahet në dysh nga padrejtësia
Nëse zemërgjerësia jote shpërblehet me tallje

Mos u dorëzo në botën e okupuar nga pabesia
Edhe nëse të duket se krejt i vetëm ke mbetur
Mos u dorëzo derisa në zemër jeton dashuria

Mos u dorëzo as kur malli shpirtin e ka tretur
Edhe nëse rrëzohesh asnjëherë mos u dorëzo
Mos u dorëzo nëse ngushëllim nuk ke gjetur

Mos u dorëzo, në vend të dorëzimit dashuro
Se të gjitha marrin fund një ditë, dashuria jo
Dashuria është e përjetshme, mos u dorëzo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat