Pianistja mitrovicase Melisa Ibrahimi fitoi çmimin e dytё nё Garat ndёrkombёtare “International Music Competition”

Kultura

Pianistja mitrovicase Melisa Ibrahimi fitoi çmimin e dytё nё Garat ndёrkombёtare “International Music Competition”

Nga: F. Beka Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:11
Melisa Ibrahimi

Sportistja dhe pianistja mitrovicase Melisa Ibrahimi përndryshe studente e Pianos në vitin e II-tё nё Fakultetin e Arteve Universiteti i Prishtinёs “Hasan Prishtina”, nё klasёn e Prof. Alberta Troni, ditё mё parё fitoi çmimin e dytё nё Garat ndёrkombёtare “International Music Competition” nё Beograd të Serbisë!

Është interesant se Garat ndёrkombёtare “International Music Competition” nё Beograd , për shkak të situatës dhe rrethanave të krijuara nga pandemia e virusit Corona  nuk janë anuluar, por është mundësuar që pjesëmarrësit- garuesit të dërgojnë video-inçizime dhe në bazë të tyre juria ka bërë vlerësimin online, ku Melisia doli e dyta, që është padyshim vlerësim për te, profesoreshën por edhe për Kosovën.

Padyshim përveç përkushtimit dhe punës së palodhshme për këtë sukses të Melisës më meritore janë profesoresha e saj Alberta Troni dhe familja e Melisës, që i qëndrojnë afër edhe e mbështesin në secilin hap, qoftë gjatë aktiviteteve sportive por edhe në studime.

Melisa ёshtё studente dhe pianiste e dalluar, pjesëmarrëse nё shumë koncerte dhe fituese e disa çmimeve pianistike nё vend dhe jashtë vendit që ngadalë po shndërrohet në profesioniste të vërtetë, duke prezantuar me sukses vlerat e muzikës së vendit tonë.

Lidhur me këtë sukses të studentes së saj, profesoresha Troni ka thënë: “Nё njё garё internacionale e cila u mbajt nё mёnyrё virtuale pёr arsye tё rrethanave tё pandemisё, dhe me njё konkurrencë tё madhe nga mbarё bota, që u vlerёsuar nga nje juri profesionale prej gjashtё pianistёve botёrore nga Kina, Rusia, Serbia, Polonia, Gjermania dhe Franca, Melisa arriti tё fitoj çmimin e dytё nё kategorinё “Senior” (nga18 vjet e mё lartё), që është sukses edhe ëndërr për shumë profesionistë muzikor” .

Ky sukses i pianistes së re mitrovicase ështё shumё i veçantё nё kёto ditё dhe rrethana qё jemi duke kaluar luftёn me pandeminё Covid 19, kur tё gjitha aktivitetet dhe institucionet kulturore botёrore kanё anuluar ose shty jeten e tyre kulturore pёr data tjera.

Vetë Melisa është shprehur shumë e lumtur për çmimin duke theksuar se: “Çmimi i dytë në një garë kaq prestigjioze, në të cilën marrin pjesë profesionistë të fushës nga e gjithë bota, padyshim nxit ndjenjë të veçantë dhe është satisfaksion i punës së palodhshme sëbahsku me profesoreshën Alberta, por edhe motivim për angazhim edhe punë akoma më të madhe për suksese edhe çmime të reja”.

Melisa ka shtuar se realisht pas punës ë madhe ka pritur të jetë ndër të dalluarit, mirëpo çmimi i dytë është vlerësim i punës edhe përkushtimit të përbashkët me profesoreshën.

Duhet theksuar se nl kategorinë ku ka qenë Melisa pjesëmarrëse kanë garuar 253 garues edhe garuese pianistë nga shumë vende të botës, që ia rrit akoma më shumë vlerën çmimit të arritur.

Se konkurrenca në këtë kategori ka qenë e jashtëzakonshme dëshmohet nga pianistë edhe pianiste prej shteteve të ndryshme dhe me traditë në fushën e muzikës si nga Rusia , Sllovenia ,Gjermania , Serbia , Franca , ShBA , Polonia etj.

Shpresojmë se këto suksese të Melisës janë vetëm fillimi i rrugëtimit drejt sukseseve në të ardhmen fillimisht në përfundimin me sukses të studimeve por edhe vazhdimin e prezantimit dinjitoz të vlerave tona muzikore në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat