Artisti Nagip Tashi nderon Leze Qenën me mozaik prej druri

Kultura

Artisti Nagip Tashi nderon Leze Qenën me mozaik prej druri

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:24
Leze Qena

Skulptori Nagip Tashi e ka nderuar në mënyrën e tij artisten e ndjerë, Leze Qena.Ai, me copëza druri, ka bërë një mozaik të Qenës.

“Këtë mozaik, të punuar me shumë dashuri në dru, ia dedikoj të gjithë kolegëve të saj aktor, regjisor e skenarist të teatrit dhe filmit, me të cilët ka bashkëpunuar gjithë jetën e sajë artistike”, shkruan ai në Facebook, në përshkrimin të cilin ia ka bashkëngjitur fotografisë së këtij mozaiku.

Leze Qena vdiq javën që shkoi, në moshën 85-vjeçare. Karriera e saj shtrihej në gjashtë dekada dhe përfshin role të shumta në teatër, televizion dhe film.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat