Po, kemi drejtë të zemërohemi

Kultura

Po, kemi drejtë të zemërohemi

Nga: Jashar Etemaj Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:28
Jashar Etemaj

Charls Dikens në romanin e tij të njohur “Tregime për dy Qytetet” e ka fillimin më të përsosur të literaturës botërore: It was the best of times, it was the worst of times.

Njeriu nuk guxon të mendoj dhe veproj se s`ka vlerë. Njeriu nuk guxon të jetë indiferent. Përgjegjësia e një personi nuk duhet ti referohet një pushteti – e sidomos lakmisë për të ardhur në pushtet. Eshte përgjegjësi morale të jesh individ – sa më i zgjuar, sa më intelektual që është individi aq më shumë ka përgjegjësi.

Sot është i pa shmangshëm “zemërimi” i atyre “intelektualëve, gazetarëve” që dje e kritikonin kapjen e shtetit e sot i përkrahin të njëjtit që tentojnë ta kapin shtetin, qoftë edhe me ndryshim të kushtetutës. Zemërimi i këtyre është fals, është dinakëri drejtë përfitimit individual.

Zemërimi është shfaqja më e natyrshme ndaj një të keqe thotë Stephane Hessel diplomati, shkrimtari (1917-2013) i cili i mbijetoj kampeve naziste.

Stephan Hessel në librin e tij pamflet “Zemërohu“ shkruan: Do të dëshiroja që çdonjëri e secili prej jush të keni arsye që të zemëroheni. Duhesh të jesh i pashmangshëm. Kur dikush të zemëron, siç nazizmi më zemëroi mua, behet njeriu militant e shumë i angazhuar. Në këso raste njeriu duhet ti bashkohet rrymës së madhe historike; dhe rrjedha e madhe e historisë duhet nxitur nga secili prej nesh. Kjo rrjedhë të dërgon drejtë drejtësisë e lirisë – dhe assesi në drejtim të pakontrolluar e dhelparak drejtë kaçakut të pulave. Të drejtat që janë të shkruara si program në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948, janë pikërisht universale. Nëse e takon dike që nuk i shijon, kërkojë falje, përpiqu që edhe ai t`i shijoj.”

Njeriu s`është perfekt - është simbiozë e së mirës dhe e keqes, i gabueshëm e i pa gabueshëm! Njerëzit janë krijuar nga historia dhe e krijojnë vetë historinë.

Prandaj ti hapim sytë e veshët, të kemi kujdes para së të akuzojmë dike, të kemi kujdes kë dhe ka po anojmë! Të zemërohesh nga mendimi i kundërt nga dikush që mendon ndryshe e ti e kundërshton pse e ke mëri është veprim infantil. Duhet të demokratizohemi dhe t’a çmojmë të vërtetën përndryshe historia mund të na krijoj ne, e jo ne atë.

Ah, po, citati i Dikensit është më i gjatë.

“It was the best of times, it was the worst of times, it was the age of wisdom, it was the age of foolishness, it was the epoch of belief, it was the epoch of incredulity, it was the season of light, it was the season of darkness, it was the spring of hope, it was the winter of despair.”

P.S.

Sidomos ata gazetarë që zemërohën pa vend e kuptojnë për kë e kam fjalën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat