Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur

Kultura

Ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur

Nga: Ejup Berisha Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:39
Ejup Berisha

Nëse ju duhen para në këtë situate krize trokitni ne dyert e politikaneve tuaj te cilet 30 vite nuk kane bere asgje por i kane pervetsuar paratë publike që në fakt janë para edhe tuajat apo tonat. Pra kèta që kanë bërë shuma marramendëse parashë janë vetë shteti e qytetarët nuk kanë bërë asnjë para pra këta pērher janë në rrezik për të mbijetuar. Do të thotë tani e dini adresën e sakt se ku ndodhen paratë tuaja qytetarë të ndëruar të Ballkanik.

Mos merrni kredi e as para borxh me kamata të majme sepse ju jeni me para por paratë e perbashketa tonat dikush padrejtësisht i mba në xhirollogarinë e vetë dhe deklarohet në mënyrë të padrejtë si peonar i tyre.

Jo vetëmse kaq këta përvetèsues të parave publike bile edhe ju shesin mend apo krenohen me paratë që i kanë pèrvetësuar për vete në mènyre të kundërligjshme. Pra nuk është e vèrtètë se në shtetet tona nuk ka para por se ato janë sic thashë nëpër xhepa të dikuj apo më sakt nëpë xhirollogaritë e atyre që janë zotuar dhe betuar se do ti ruajnë dhe nuk do ti keqpërdorin paratë publike.

Të keshë aq shumë para dhe të thuash se ska në kushte krize është jo vetëmse  qesharake por.edhe cmenduri.Tani na nevoiten shumë para për të siguruar mjete pë mbrojtja apo dhe për trajtimin mjeksor të infektimit me Korona Virus e ne presim nga shtetet e tjera se a do të na japin ndonjë dezinfektues; ndonjë deterxhent, ndonjë maskë mbrojtëse apo dhe ndonje doreza.Derisa këto na duhen për tu mbrojtur nga infektimi i Virusit më të rrezikshmëm të shekullit vetëm sot në rrugët e qytetit tim pashë tre makina më të reja luksi shumë të shtrenjta akoma pa tabela të tipeve prestigjioze Poeshe Mercedes dhe Audi.

Besoj se nuk është në rregull të vuajmë për gjërat elementare e dikush të na shet mend e të lavdrohet me paratë tona apo me paratë publike.Kjo ëshë jo vetem  e padrejtë por dhe shume e palogjikshme.Konsideroj se ka ardhur koha që politikanët e Gadishullit tonë të bëhen më human e më të vetëdijshëm dhe ti kthejnë paratë tè pronari i vërtetë pra te qytetarët  o tani o kur sepse kemi nevojë të pashmangshme për para. Do të thotë se shtetet tona dhe qytetarët u varfëruan qëllimisht për tu pasuruar individ dhe grupe të caktuara që nuk e dinë se sa para kanë bërë nëpër xhirolloharitë e tyre e qytetarët nuk e dinë se cfar nuk kanë sepse ju mungojnë shumë gjëra elementare për jetë jo luksi por për jetë normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat