Zhurmë në zemër

Kultura

Zhurmë në zemër

Nga: Tahir Bezhani Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:03
Tahir Bezhani

Tërë ditën e lume ngujuar

Duke dertuar me vetminë e vetmisë

Shikimet gozhduar në portën e oborrit

Përtej xhamit duke shikuar

Largë e afër ndjenjës së hidhëruar

Në pritje të hapjës së derës së hapur

Nga dorë vëllau,apo i afërt tjetër

Nga dorë e mikut të dashur

Ose zë piskë qielli:”a je këtu o burrë?....”

Shpirti nuk vuan pa e njohur vehten

E mendimet rikthehen sertshëm

Në dhomën e ngujimit virusial...

Nata vjen me ngarkesa tjera

Thyhen mendimet luginave të zeza

Fjalët varen këndeve të dhomës

Fshehur në rrjetin e merimangave

Ikin nga furtunë zjarresh,bërtimash nga brenda

Konfliktet ngelin të shkretëruara rrugës

Vetëm zemra e duron zhurmën e përplasjeve

Dashuria është ngrirë moti theqafjes së mendjes

Trokisni në portën time kur kaloni rrugës

Të qetësohet zhurmë e zemrës së lodhur.

Anise kurrë nuk e do dorzimin e nënshkruar.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat