Kur sëmuret nëna

Kultura

Kur sëmuret nëna

Nga: Neki Lulaj Më: 3 prill 2020 Në ora: 19:15
Neki Lulaj

Dielli e humb rrezen e ngrohtë ditën pas reve

Pjatat e lugët të bëhen të rënda si gur a si plumba.

Të vjen në sy një pikëlot i fshehur në heshtje

Kërkon të të zbresin në supe pëllumba.

 

 

Kur sëmuret nëna

Lulet në vazo mbeten petale ulur, pa u vaditur

Kënga ikën e këmbehet me melodinë e trishtë

Jastëku i shtratit duket si një gjëmb i rritur

E nata afrohet më shumë në ditën me dritë

 

.Nëse sëmuret nëna njerëzit të duken si milingona

Në udhë macet mjaullijnë e qentë kuisin pas portokalleve

Po ti mos u sëmur, moj nënë,

mos u sëmur nëse do që dielli të dalë prapë matanë maleve!

 

Kur sëmuret nëna

Telat rënkojnë si njerëz në një sëmundje e gjatë

 Rrobat e lara janë në kërkim të duarve të zgjatura.

Dallndyshet harrojnë udhën për te çerdhja me kashtë

 E futen në zemrën e saj me dyer përherë të hapura.

 

Ah, kur sëmuret nëna

Në zjarr i fortë na ndizet nga brenda!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat