Kohë koronash, karmash e korbash, poezi nga Flora Suldashi

Kultura

Kohë koronash, karmash e korbash, poezi nga Flora Suldashi

Nga: Flora Suldashi Më: 4 prill 2020 Në ora: 07:59
Flora Suldashi

Gjigandët rrëxohen përdhe

Erë mortaje fryen

Qytetet zbrazen….

 Ëndërrate shpresat mbyllen

-në dry……

*

Përplasje kohërash!

Krrokamë korbash!

Luftë koronash!

*

Dicka e errët po vjen

Nga toka -per tokën,

se njeriu e shkeli pranverën

theu kodin e shekujve,

dhe qielli u ngrys.

Korbat zbarkuan mbi çatit

me krrokatje shporrën këngët

-ndjellen frike

atëhere, njeriu ndjeu dhembjen

 dhe pa fundosjen ……

-TITANIK.

*

Përplasje kohërash!

Krrokamë korbash!

Luftë koronash!

*

KARMA

Nuk eshte Fluturë e brishtë

Është Ligji Trishtë!

Nga toka -per tokën

Korona – KODICOVID!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat