Sa shumë atdhe le tek emni yt Ndreu

Kultura

Sa shumë atdhe le tek emni yt Ndreu

Nga: Ramiz Lushaj Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:06
Jonuz Ndreu

Atdheun tand deshtën me ta marrë krejt,
Me të lanë pa kullë, oxhak, rrugë, varr…!
I more rrugët e mërgimit të largët, të gjatë,
Me Atdheun në sy, zemër, mendje, n’ballë…

Atdheu të rrinte te andrrat e tua me Sllovë…!
Në kangët për Elez Isufin... te Statuja e Lirisë,
Me hapecjet drejt “Vatres” së Nolit e Konicës,
Tek dy “A-të” e jetës tande: Shqipëri, Amerikë.

Ti ike sot, në Amshim, more me vete pak Atdhe.
Sa shumë Atdhe le për Ne, tek emni yt Ndreu.

Sllova i tha Drinit, Amerika i tha Atlantikut:
-Burrat e mirë si Jonuz Ndreu kurrë nuk ikin…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat