Gjithçka ke, atdhe…

Kultura

Gjithçka ke, atdhe…

Nga:  Zymer Mehani Më: 5 prill 2020 Në ora: 10:47
 Zymer Mehani

Ke male krenare,
Të larta, madhështore,
Ke fusha të gjera
Dhe ara pjellore.

Ke përroje, brigje,
Fshatra anembanë,
Ke lumenj, liqene,
Shtigje të paanë.

Ke brigjet e Jonit
Dhe t’Adriatikut,
Shpell’n e Dragobisë,
Gryk’n e Kaçanikut.

Ke Baba Tomorin,
Korabin kokëlartë,
Gramozin e Sharrin
Dhe Hasin e Thatë.

Ke Liqejt e Lurës,
T’Shkodrës, t’Pogradecit,
Vargmalet e Dibrës,
Bjeshkët e Kelmendit.

Ke Drinat binjakë,
Shkumbinin, Erzenin,
Semanin zemërak,
Krujën e Prizrenin.

Ke Lezhën e Gjergjit,
Përmet, Leskovik,
Rozafën e Shkodrës,
Milot e Koplik.

Ke Tuz e Medvegjë,
Bujanoc, Preshevë,
Kërçovë e Tetovë,
Tropojë e Gjakovë.

Ke Vlorë e Tiranë,
Shkup e Kumanovë,
Pejë, Prishtinë, Gjilan,
Durrës, Elbasan.

Ke Çamërinë martire,
Kosovën si Nuse,
Ke v’llezër e motra
Gjer te Molla e Kuqe.

Ke gjuhën amtare,
Flamurin Kombëtar,
-“Rroftë Shqipëria e Nënë”!
Uron çdo shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat