Isa Boletini u kthye në fshati Isniq - aty ku ishte projektuar rezistenca dhe bashkimi kombëtar

Kultura

Isa Boletini u kthye në fshati Isniq - aty ku ishte projektuar rezistenca dhe bashkimi kombëtar

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:40
Pamje nga qendra e fshatit Isniq

Fshati Isniq i rezistencës dhe mikpritjes së madhe shqiptare me figurën e tij të rezistencës shqiptare- Isa Boletini i edukuar në frymën patriotike të stërgjyshërve dhe të gjyshërve paraardhës të tij. Ai gjatë tërë jetës së tij për asnjë moment nuk i shkëputi lidhjet me qytetarët dhe fshatin e të parëve të tij - Isniqin. Ai afër vetës gjatë gjithë jetës kishte shumë luftëtarë të rezistencës shqiptare. Isa, gjatë viteve të kryengritjeve të mëdha shqiptareve të viteve 1908-1912, shumë herë qëndroi në fshatin Isniq për të bërë organizimin e rezistencës. Sa herë e kërkonte nevoja aty e gjeti përkrahjen dhe strehën e vendlindjes.

Në shenjë të hakmarrjes në vitin 1908 trupat osmane, nën komandën e Xhavit Pashës, në Isniq i dogjën njëzet e shtatë kulla të rezistencës shqiptare dhe i arrestuan tridhjetë e gjashtë burra, të cilët në momentet më të vështira e strehuan Isa Boletinin me trimat e tij të rezistencës shqiptare.

Në prill të vitit 1910, ftoi paritë e nahijeve dhe të fiseve për të lidhur besën e madhe shqiptare dhe për të nisur rrugëtimin për kryengritjen e përgjithshme. Kuvendi i Parive, i mbajtur në fillim të muajit prill në Kullën e Osë Dautit, të gjithë neve sot na kujton njërën nga ngjarjet më të rëndësishme historike, gjë që i priu rrugëtimit të Pavarësisë së Shqipërisë. Isa me rezistencën e tij dëshmohet si ushtarak dhe strateg i vërtetë. Ai mbetet njëri ndër komandantët kryesorë të Lëvizjes Kombëtare shqiptare të viteve 1908-1912, i cili në nëntor të vitit 1912 me treqind burra të mbledhur nga krahinat e ndryshme të Kosovës, e merr rrugëtimin plot sakrifica drejt Vlorës heroike. Kontributin që në këto momente të vështira e dha Isa me trimat e tij në shpalljen e Pavarësisë, duhet veçuar aktin e ngritjes së flamurit në Vlorë, ku Isuf Haklaj bashkë më Hazir Lahën nga fshati malor Belle të Deçanit, shpalosen simbolin e bashkimit kombëtar. Isniqasit i hasim edhe si luftëtarë të Lidhjes së Prizrenit gjatë vitit 1878 për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, në kryengritjet e viti 1908 deri më 28 nëntor të vitit 1912, kur edhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Gjithashtu isniqasit ishin pjesëmarrës aktivë të rezistencës së Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve 1913, 1921, 1945, 1981, 1989, e deri në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999.

Image
Në kullese osdautajve u vendos kjo pllakë ku në prill të vitit 1910 u mbajte Kuvendi i parive ku u vendos për fillimin e kryengritjes kundër perandorisë Osmane

Andaj në kuadrin e njëqind e dhjetë vjetorit, kur ne qytetaret e Kosovës po kacafytem me korono virusin të gjithë banoret e fshatit Isniqi, komunës së Deçanit dhe trojeve tjera stërgjyshore shqiptare në këto momente ndjehem tepër të nderuar me figurat e burrave të njohur historike të rezistencës shqiptare Andaj, ky përvjetor dhe shumë ngjarjet tjera me rëndësi historike për kombin shqiptarë na obligojnë që edhe më shumë të punojmë në rrugën tonë të gjithë së bashku, të ecim drejt së ardhmes sonë. Isniqasit dhe të gjithë shqiptaret që u takojnë forcave progresive të Kosovës dhe trojeve tjera stërgjyshore janë një pasqyre për tu tregua të tjerëve kudo që janë së fshati Isniq dhe qytetaret e saj i takojnë një vatër të rezistencës shqiptare ku janë zhvilluar ngjarje me rëndësi të madhe historike, ku burrat e Lëvizjes kombëtare në shqiptare në këtë fshat para njëqind e dhjetë vjetëve morën vendime për fillimin e kryengritjes së përgjithshme kundër pushtuesve shekullorë dhe në të njëjtën kohë këtu u lidh Besa e Madhe Shqiptare për rezistencë për mbrojtjen e trojeve stërgjyshore nga thundra e armiqve shekullorë dhe mbështetësve të tyre. Komandanti i rezistencës shqiptare, Isa Boletini, me në fund u kthye në fshatin e rezistencës të Lëvizjes kombëtare shqiptare, kuptohet aty ku ishte projektuar bashkimi kombëtar, kur para njëqind e dhjetë vjetësh padrejtësisht u vendos copëtimi i trojeve shqiptare. Mirëpo, nga këtu, Isa Boletini me trimat tjerë si Hasa Prishtina, Bajram Curri dhe shumë të tjerë, dërguan sinjalin e bashkimit, duke përkujtuar Besëlidhjen e Pejës, Kuvendin e Junikut, Kuvendin e Isniqit, Kuvendin e Verrave të Llukës dhe tubimet e tjera që dridhen Perandorinë Osmane. Njëqind e dhjetë vjet më parë Isa Boletini me trima e rezistencës shqiptare të Kosovës kishte ardhur në Vlorë, edhe pse e dinte se Kosova nuk do jetë në kufijtë administrativë të Shqipërisë, por kishte sjellë mesazhin e përpjekjeve që duhet të bëjnë shqiptaret për bashkimin kombëtar, përpjekje këto që nuk u ndalën asnjëherë”.

Image
Lapidari i Dëshmoreve – krenaria e fshatit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat