Askush nuk i ka të gjitha në jetë

Kultura

Askush nuk i ka të gjitha në jetë

Nga: Jan Kosova Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:13
Jan Kosova

Kjo kohë e mbylljës le të na shërbejë si këshillë
Se ditët pas së keqës do vijnë,pa asnjë dyshim
Shumë lehtë është të thuhet: 'Jeta është e tillë'
Por mungesa e dashurisë s'ka asnjë arsyetim

Kjo kohë e mbylljës le të na shërbejë si këshillë
Askush nuk mund t'i ketë të gjitha në këtë jetë
Sot je e varfër, nesër je i pasur jeta është e tillë
Por dashuria e zemrës është pasuria e vërtetë

Edhe sikur deri në skajin e botës unë të shkoja
Edhe të më ofronin mua krejt çka shoh me sy
Me dashurinë e zemrës kurrë nuk do i ndërroja
Asgjë s'më vlenë më shumë se dashuria për ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat