Ty, o nënë!

Kultura

Ty, o nënë!

Nga: Zymer Mehani Më: 6 prill 2020 Në ora: 23:04
Zymer Mehani

Të kam DRITËRREZE
Dhe VARG të pathënë
Heshtje me buzëqeshje...
Të kam Ty, o NËNË

Nga ninullat e tua
Dhe bregu galdon
Një PIKË LOTI yt
Sa një GALAKSION

Kur Ti më përqafoje
Ndriçoje si hënë
Porsi diell më ngrohje
Moj e shtrenjta NËNË

Zëri yt, o NËNË
Si tingull lahute
Kur të pushoi zemra
Në shpirt më këpute

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat