Agimi

Kultura

Agimi

Nga: Agim Desku Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:33
Agim Desku

E di

se do të më thoni

i ngjanë agimit

 

Por nuk e di

pse më pagëzuan Agim

 

Nëse e kishin

se linda në kohën e diellit

Apo për të më pagëzuae shqip

 

Pesëqind vite

kjo tokë veshej

me rroba të huaja

 

Kudo dëgjoheshin emra

profetësh e perandorësh

 

Më dukej vetja

se jam diku në Azi

a në Arabi

 

E jo aty

ku jetohet për shqipet

në ma të mirën Shqipëri

 

Agimmmmmmmmmmmmmmmmmm

 

Më thirrnin secili

që zgjohej para meje

 

Nëna orë e çast

e mbante emrin tim

në gojë

 

Edhe përtej deti

emri im është varg i lire

 

Veç jo fjala e lirë

dhe libri im "Rrefej diellit"

 

Rrinë të mbyllura

që pesë vite

pa e pa dritën

 

Në shtetin e demokracisë

Helene

 

Ah ferri i Dantes

i zëntë

ashtu siç ia zentë

fryma  e poezisë

 

Sot agim është tërë Shqipëria

deri ku i thonë bukës bukë e ujit ujë

 

Dhe s'ka bir nëne

që i thot ndryshe

Veç fytyrave tradhtare

që historia askujt nuk ia fal

 

Sa bukur e thotë poeti

Agim Doçi

Sa herë vi në Prishtinë

e di se erdha në Shqipëri

 

Kur dëgjoj sheshit të kryeqytetit

Të Prishtinës emra shqip

Agim,Liridon,atdhe ,Teutë,Norë,Marie

 

Ps-Vëllimi poetik"Rrefej diellit" i përkthyer në greqisht dhe i pritur mirë nga kritika,që nga viti 2015 gjendet i mbyllur në Greqi, po sa ka dal nga shtypinë ,me vështrime kritike të tre poetve grekë,ku thonë:Na vie keq që kjo poezi nuk shkruhet në vendin tonë,faleminderit nga kritika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat