Për ty, o trim lirie

Kultura

Për ty, o trim lirie

Nga: Zymer Mehani Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:33
Fitim Jakupi

Cerovik, djep i lavdisë
I trimërisë dhe krenarisë
N'ty u lind dhe u rrit trimi
Flakadani i lirisë, Fitimi

Fitim trimi, shqipe mali
Lum për Zotin që të fali
UÇK-së në radhë iu ngjeshe
Me çetnikët u përleshe

Lum për nënën, për babanë
Dhe për motrën e vëllanë
Gjaku i trimit, jo nuk humbi
Rri n'flamur, Fitim Jakupi...

Shkruar është, në krahë të shqipes
Emri yt si rrezja e dritës
Zemërtrimi Fitim Jakupi...
Kuçedrës kokat ia këputi

Cerovik, truall amtar
E ke rritë një çlirimtar
Vëlla shkue vëllait i Adem Jasharit
Ushtar trim i Legjendarit

Lavdi t'qoftë Fitim JAKUPI...
Gjaku yt, jo dot nuk humbi
Emri yt ndrin sikur ar
Vezullon n't'atdheut altar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat