Ishe trim dhe djal bujar

Kultura

Ishe trim dhe djal bujar

Nga: Nazif Ramabaja Më: 7 prill 2020 Në ora: 22:05
Komandant Agim Ramadani dhe Major Nazif Ramabaja

I pa lekundeshëm dhe atëdhetar
I ngritur intelektualisht
I pergaditur ushtarakisht,

Lum po bën karadaku
Lum bëjnë trimat e Gollakut
Lum bëjnë Gjocajt e Jasiqt
Lum po bënë fshati Junik.

Për luftëtarin e lirisë
Për piktorin e Akademisë
Për oficerin Kosovar
Për martirin e vijës së parë.

Bëri përgaditje te logjikshme
Bëri sulme të fuqishme
Në Koshare bëre kërdi
Tër armiqët të paten mëri.

Lajmi i parë qe lëndim i rëndë
Vëllau dhe nusja mesuan të parët
Nga kolegët dhe shokët e tijë
Lajmi tjeter qe ugurzi.

Ramja jote heroike
Shqetësojë zemrat titanike
Në Bajram Curr, tani n´Koshare pushon i vrar
Komandanti ynë legjendar. Major: Nazif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat