Jemi shqiptarë

Kultura

Jemi shqiptarë

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:00
Fatmir Lohja

Po ti pse shkruan?- më drejtohet papritmas zoti Rrahim,

U kthye nga unë, ndoshta se më pa të dremitur, apo pse u bind , që Gimi nuk i lëshonte pe. Mirë bëri që i dha bebatit drejtim tjetër. E drejtova shtyllën kurrizore për t’u çpirë. I thirra kujtesës për të cituar ndonjë fjali të mençur.

Tregimtari i madh rus, Aleksandër Çehov,

Larg na çove,- më ndërpret Gimi .

Ai në profesion ka qënë mjek, prandaj jepte këtë përgigje klasike:”I martuar jam me mjekësinë. Për dashnore kam letërsinë.” Unë nuk jam mjek, por me profesion ekonomist, prandaj për grua kam ekonominë, ndërsa dashnoret i kemi të përbashkta.

Albani e shpërqendroi menjëherë vemëndjen nga gratë. Mesa duket u bind që nga burrat u hap tema erotike, më këndshmja për moshën e tij. Zoti Rrahim më shihte me habi. Gimi vazhdonte të zgërdhihej.

Ku mendon se do të arrish me letërsinë?- më drejtohet zoti Rrahim.

Të sjell në Shqipëri çmimin nobël për letërsinë.

Mendon se do të arrish aq larg?

Ky është synimi për cilësinë e të shkruarit. Ndërsa për arritjen jam i bindur me thënien shqipe:”Koha e mirë duket që në mëngjez.”

Mund të me sqarosh më shumë?

Ne nuk po na botojnë shqiptarët, e jo të presim se po na botojnë të huajt!?

Nuk më binde.

U mundova ta sqaroj,për pasionin tim letrarë.I tregova se ato që shkruaj i ndjej. Nuk kam mbajtur asnjëherë ditare. E ndjejë veten mirë që jam shqiptar.Si çdo komb edhe ne kemi humorin tonë tradicional, të cilin e përdorim kur jemi të lirë,edhe të gëzuar.Pse ne qeshim shpirtërisht,po mundohem ta mbledh, dhe ta sjell në aktualitet. Kam deshirë të madhe ta përcjell te brezi i ri. Nuk pretendoj se është ndonjë gjetje e madhe e imja. Eshtë e njëjta metodë pune si e kompozitorëve serioz,tradicional. Ata e marrin motivin nga folklori. Me qëllimin që rinia t’i këndojë, dhe t’i kërcejë, ndryshojnë pak ritmin, dhe e aranxhojnë muzikën për veglat muzikore moderne të kohës.

Si gjithë kombet edhe ne kemi kulturën tonë. Për mua nuk ka popuj të këqij ,e të mirë. Kjo është arsyeja qe nuk u ndërhyra pak më përpara. Secili ka kulturën e vet. Nacionalizmat i propogandojnë politikanët për të ruajtur karriget e tyre. E pranoj se ka; kombe të vegjël, dhe të medhëj; letërsi të madhe, e të vogël. Jam mëse i bindur, që kombet e mëdhej i kanë dhënë kulturës botërore, më shumë se kombet e vegjël. Për këto fakte nuk ndjehem keq. Mjeshtëria qendron te cilësija. Kjo është arsyeja që veprat e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ku ka më kënaqësi më të madhe për ne shqiptarët, kur i shohim veprat e tija në skedaret e bibliotekave, apo të librarive anëkënd globit?

Nuk më pëlqen letërsia e tij,- me ndërpret zoti Rrahim.

Sa e dëgjova përgjigjen, më kërceu një damar në kokë. E shihja në sy direkt, me qëllimin që të me jepte shpjegime, për perlën e zezë, që nxorri nga goja.

E ke pelqen zotërija jote?- e pyes ,meqë nuk po më jepte shpjegime.

Janë shumë autor,- ma kthen me qetësi.

E kuptova në çast, se gabova, duke i bërë pyetje aq të gjërë,si rezultat i nervozizmit . U mundova të përqendrohem.

Bëni shumë pyetje të veshtira ! U hapëm si shumë! Nuk kam informacion për nivelin kulturorë tuajin! Që ta kemi më lehtë pët t’u kuptuar,më duhet të di ,se cili është arsimimi juaj?

Eshtë bisnesmen i sukseshëm në Amerikë,- ndërhyri Gimi.

Po debatojmë per letërsinë,- e pres shkurt.

E kam mbaruar arsimin e mesëm,- më përgjigjet me indiferentizëm zoti Rrahim.

Nuk më pëlqeu, kur i shtrëngoi parakrahun Gimit,me qëllimin për ta qetësuar. E mora si mesazhë,edhe për veten ,por më kishin hipur kacabujt,dhe e pata të veshtirë të qetësohesha.

As me nihilizëm,e as me shovinizëm, nuk mbrohet kultura kombëtare! Më kupton se çfarë po u them?- i drejtohem zotit Rrahim.

Jo shumë qartë,- më përgjigjet.- Nëse nuk e keni bezdi, mund të më sqaroni më gjatë!

Hodha shikimin sa të njëri,edhe te tjetri. Albani më shihte me habi rinore. U mundova të përqendrohem në respekt të rinisë.

E nisa krahasimin nga ekonomija.Dihet se ajo është e shendoshë kur realizon më shumë të ardhura nga eksporti, se sa shpenzon për importin. Përçmimi i kulturës vendase,nuk i shërben asnjë kombi. Mos botimi i autorëve vendas, dhe në krah të kundërt, mbushja e librarive me përkthime te dobëta, të autorëve të huaj, nuk sjell asgjë të mirë,por vetëm mos respektim të kultures tonë kombëtare. Nuk i ka ndihmuar grekërit shovinizmi kulturorë. Historinë mitike e kanë shkëputur nga bashkëjetesa me komshite e tyre, ilirët. Po dalin në dritë dokumenta të shumtë, se te dy kombet kanë punuar, gëzuar, luftuar në krah të njëri- tjetrit,më shumë se janë kacafytur. Në luftën përballë përseve,Herodoti e tregon me detaje, se si u bashkuan thrakasit, ilirët, maqedonasit , joniadet, dorianët, spartanët, për të mbrojtur qendrën e helenizmit, Athinën.

Çuditërisht asnjëri nuk më ndërpreu. U përqendrova për t’i parë nëse i ka zënë gjumi. Jo . Me sy dac qenë të tre. Ndriçimi i sinqertë, dhe i gëzushëm i syve të Albanit, me yshti për të dhënë konkluzionet .

Siç nuk kam qënë asnjëherë dakort, më thenien,se mitikja mund të shpjegohet vetëm me gjuhën e vjetër greke,që sot ka vdekur , nuk jam dakort edhe për shprehjen e të rinjëve të sotëm,se historitë mitike, të gadishullit Ilirik, mund të kuptohet vetëm nga burimet e gjuhës ilire,të cilën ne shqiptarët, fatmirësisht i flasim edhe sot dialektet e saja. Gëzuar! Se më duket u mërzita!- dhe ndesha gotat për t’u mbushur me frymë.

Edhe ju jeni me tolerancë zero ndaj atyre që nuk mendojnë si ju,- me thumbon zoti Rrahim.

Ndoshta e kam nga profesioni. Për të analizuar se pse u realizuan,apo nuk e realizuan të ardhurat ,i studjojmë gjithë faktorët ekonomiko- financiarë, se në çfare për qindje kanë ndikuar për mirë,ose për keq, në rezultatin përfundimtarë. Fol edhe ti Gim! Ta pi edhe unë një pike raki rehat! Zoti Rrahim, të siguroj,se një palë mend kemi!

Me deshirën maksimale, Gimi nisi të hymnizoje virtytet e kombit tonë. E shihja Albanin që ndjehej krenarë për çka dëgjonte. Gimi nuk pushonte, sa m’u mbush mëndja edhe mua, si Albanit, se si ne nuk ka. Kur filloi ta stërhollojë,e prishi pak. Nuk la virtyt të mirë, që trashigon njerëzimi, pa na e veshur edhe ne. Mësuesi po bënte detyrën përpara nxënësve. Nuk ka punë më të bukur, se të edukosh të brezi i ri atdhedashurinë.

Me këto mend je edhi ti?- me pyet zoti Rrahim, duke e ndërprerë Gimin,se me të vertetë shkoi pak larg.

Për çka tha Gimi, me të njëjtat mend jam. As nuk mund të shtoj, as nuk mund të heq, ndonjë fjalë, sidomos kur në tavolinë ka ndonjë të huaj. Nuk po kam deshirë të vazhdoj më tej ne respekt të Albanit.

Më këtë pohim,mendova se shpëtova nga deklaratat patriotike.E ngrejta gotën e rakisë me fund,me shumë deshirë, e kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat