Prilli i thyer

Kultura

Prilli i thyer

Nga: Zyrafete Shala Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:58
Zyrafete Shala

Me rrezet e atij mëngjesi
desha të thur ditë të bukura
që t’i jepnin më shumë dritë
kandilit që mezi ndriçonte
mes erërave të furishme të jetës

Duke pritur thirrjen tënde
(që nuk më erdhi kurrë)
nuk mund ta dija
se ai mëngjes ishte i mbarsur
me dhembjen

Prilli u thye
në gjysmën e parë të tij
Gonxhet e paçelura
si fosile të dashurisë
nxorën kokën në acarin e zemrës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat