Në dorën e Zotit!

Kultura

Në dorën e Zotit!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:18
Ilustrim

Sipas një batute humoristike

Engjëlli n'raportet periodike,

E njofton të madhin Zot

Për vdekjet e Koronës në botë!

 

Merr shembull Kinën e Italinë

Por, Zoti nuk e prish terezinë,

As te Franca, Spanja e Rusia

Shtetet e prekura nga pandemia!

 

Kur virusi troket në Shqipëri

Zoti ngrihet me aq shpejtësi,

E qorton Engjëllin kujdestar

Si nuk e kish' njoftuar më parë?!

 

Engjëlli: O Zoti im të qofsha falë,

Pse nuk e the të paktën një fjalë?

Për shtetet më të mëdha se Shqipëria

Atje ku ka rritje vdekshmëria!

 

 

Normal, tha Zoti, pa keqkuptime...

Ata çdo gjë e lënë n'dorën time:

-Përveç luftës politike për pushtet,

Të cilën e bëjnë dhe e prishin vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat