Mall

Kultura

Mall

Nga: Ramiz Spahiu Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:27
Ramiz Spahiu

Qe kur t’pashë për herë të parë

Në vajzën që deshta më ngjave shumë.

Më ngjave shumë, më zgjove mall

Sa netë, sa netë mbeta pa gjum!

Ajo që deshta iku n’pakëthim

Erdhe ti, erdhe me përngjasim.

Me përngjasim më solle shqetësim,

Më solle shqetësim edhe ngatërrim !

Dhe këtij ngatërrimi s’i gjejë kuptim

Mos përngjasimi është një fillim,

Mos dashuria është paharrim !

Dhe ç’ndjej ndaj teje, prap s’mund t’a di

Mall t’paharruar, a t’re dashni ?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat