Studentët e Kolegjit AAB sjellin ekspozitën e parë virtuale

Kultura

Studentët e Kolegjit AAB sjellin ekspozitën e parë virtuale

Më: 12 prill 2020 Në ora: 13:19
AAB

Studentët e Kolegjit AAB, dega e Dizajnit Grafik dhe Arteve Vizuese, të vitit të parë dhe të dytë nën përkujdesjen e profesor Besim Mikullovcit, kanë realizuar një ekspozitë virtuale.

Kjo ekspozitë njëherit është edhe ekspozita e parë virtuale e studentëve të arteve në vendin tonë. Ekspozita mban titullin ”Can’t quarantine art” dhe ëshë realizuar gjatë këtyre ditëve të karantinës.

Kjo mënyrë e ekspozimit të artit vizual po ndodhë për herë të parë në Kosovë.

Studentët e Fakultetit të Musikologjisë, antarë të Korit të Studentëve të Kolegjit AAB, kanë sjellur një orë të ushtrimeve korale nga distanca. Duke sjellur kështu këngën legjendare të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, nën udhëheqjen e profesorit Adhurim Rasimi. Kjo këngë është shndërruar në këngë korale për kor të përzier.

Ekspozita është e vendosur në një Galeri Virtuale Ndëkrombëtare dhe të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë në linkun e bashkangjitur më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat