Një pemë helmuese

Kultura

Një pemë helmuese

Nga: William Blake Më: 12 prill 2020 Në ora: 14:01

Isha i inatosur me një mik,
ia tregova inatin, ai u zbut
Isha i inatosur me një armik
Nuk ia tregova, ai u rrit
E ushqeva inatin me frikë,
mëngjes dhe darkë me lotët e mi;
e ngroha atë me buzëqeshje
dhe me rrengje të vogla mashtruese
Dhe ai u rrit natë e ditë
derisa mori të mollës shkëlqim;
armiku im e shikonte si ndrinte
se ishte imja, ai e dinte.
Dhe në kopshtin tim e vodhi
kur nata botën e mbuloi,
shoh i gëzuar në mëngjes
armikun tim të plandosur nën pemë.

Përktheu: Kujtim Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat