Udhëhumburat

Kultura

Udhëhumburat

Nga: Zymer Mehani Më: 13 prill 2020 Në ora: 08:33
Zymer Mehani

Udhëhumburat ëndrrat e mia
Ecën nëpër udhën e paudhë
Për të mos u ndalur kurrë

Ecën e dot nuk ndalen
Ëndrrat e mia udhëhumbura
Të ditëve më të lumtura

Nëpër udhën e paudhë ecën
Në sytë e mi ngjitet trishtimi
Loti m’pikoi nga mallëngjimi

Me të shpresës krahë diellin qafoj
Jam akull në vetminë e akullt
Se vetëm Ty ARBA shumë të dashuroj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat