Maska murale: Koronavirusi frymëzon artistët

Kultura

Maska murale: Koronavirusi frymëzon artistët

Më: 13 prill 2020 Në ora: 12:45
Foto Ilustrim

Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.Artisti Pobel ka krijuar një pikturë murale të quajtur “Të dashuruarit”, në Bryne të Norvegjisë. Piktura tregon një çift të ri duke u puthur me maska. “Shpresoj se të dashuruarit mund të bëjnë një kontribut pozitiv dhe të përhapin gëzim te njerëzit. Shumë prej nesh janë në nevojë tani”, ka thënë Pobel në një postim në Instagram.

Një burrë italian me një maskë në fytyrën e tij kalon pranë një pikture murale në Milano, që portretizon po ashtu një person me maskë.Një murale pranë monumentit të Koloseumit në Romë, e bërë nga artisti italian TV Boy. Vepra përshkruan një skenë nga filmi i famshëm Roman Holiday.

Një turiste në Barcelonë të Spanjës pozon para një pikture murale që tregon Mona Lizën me maskë.

Një burrë në Salamanca të Spanjës kalon pranë një pikture murale për koronavirus.

Një murale e dizajnuar nga një djalë 16-vjeçar, i quajtur S.F., në tarracën e shtëpisë së tij në Athinë.

Një çiklist shtyn biçikletën pranë muraleve që tregojnë një personazh me maskë, në Budapest të Hungarisë.

Një murale në Berlin përshkruan frikën e një vajze nga koronavirusi.

Në Mynih të Gjermanisë u bëhet thirrje kalimtarëve që “të qëndrojnë në shtëpi”.

Një murale e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor në Veteren të Belgjikës, nga artisti CAZ.

Artisti Bram De Ceurt duke punuar një murale të një infermiereje në Antverp, Belgjikë.

Një murale e artistit Lionel Stanhope në Londrën juglindore.

Murale me mbishkrimin “të fitosh” para një kompleksi spitalor në vendbanimin Kommunarka në Moskën e Re, Rusi.

Muralja “Fëmija im, ajri ynë” nga Craig Cundiff në Sietëll të SHBA-së.

Një oficer i policisë kolumbiane qëndron përpara një pikture murale në Bogota.

Një transportues ushqimesh kalon pranë një pikture murale që paraqet presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, me maskë, në qendër të Rio de Zhaneiros. Bolsonaro i ka hedhur poshtë rreziqet e paraqitura nga koronavirusi dhe ka kundërshtuar këshillat e ministrit të Shëndetësisë në vendin e tij për t’u izoluar.

Një grua indoneziane në Javan Lindore.

Një banore e Mumbait të Indisë përpara një pikture murale të Budës me maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat