“Itali të dua”, artistët e peizazhit, ekspozitë online kushtuar Italisë

Kultura

“Itali të dua”, artistët e peizazhit, ekspozitë online kushtuar Italisë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

10 artistë të njohur të peizazhit, anëtarë të shoqatës “Plein Air Albania”, kanë organizuar një ekspozitë virtuale kushtuar Italisë në shenjë solidariteti pas goditjes nga pandemia Covid -19.

Ekspozita e titulluar “Itali të dua” do të sjellë online disa nga veprat e piktorëve të realizuara gjatë vizitave të të artistëve shqiptarë në Itali.

“Kushtuar Italisë sonë të dashur që sot është në situate kaq të vështirë. Në këtë kohë pandemie të COVID-19 që ka pushtuar planetin, solidariteti, kultura, kujdesi janë armët më të mira për t’u përballuar’, shprehen artistët.

Ekspozita “Plein air 2020 Italia , tiamo !-Itali të dua! Organizohet me pjesëmarrjen e Agim Kadillarit, Agron Polovinës, Arsen Kurtit, Buron Kacelit, Nikolin Ivanajt, Pashk Pervathit, Sadik Kasës, Sefedin Stafës, Spiro Panaritit, Vangjo Vasilit dhe Xheneta Kadillari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat