Gazetarja

Kultura

Gazetarja

Nga: Driton Gumnishta Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:20
Driton Gumnishta

Shkollën e tri vitesh,

E bënë për gjashtë, plotë !

E kam marrë diplomën,

Në Kolegj, na thot!

Dhe jo ç’do Kolegj,

Por është i pa parë,

Ka ndërtesën n’qendër,

Dashnorin pronar!

Shkolla ku prezenca,

Është obligim,

Por kur sheh nga afër,

S’ka Akreditim.

Është nga ato Shkolla,

Ku zonja na shkon,

Por programi i saj,

Asgjë nuk të mëson,

Kohën ka kaluar,

Dhe nuk avancon,

Edhe për më keq,

As nuk edukon.

Njohë mirë profesorët,

Shumë dhe miqë i kam,

Kur lëndët si dija apo s’kisha fat,

Nuk ishte problem,

I merrja në krevat.

Dhe kështu zonjusha,

Gazetare doli,

Për punë s’është problem,

Intervenca bëri.

Avazin e shkollës,

Për punë e zbatoj,

Drejtor tjetër gjeti,

Një të shkelur syri,

Kontratën nënshkroi.

Tani që me letra,

Punën gazetare,

Punëdhënsin në grusht,

Nuk ka më hajgare.

Emisionin ka, në terminin « TOP »,

Përgatitjet bënë,

Në sallonin « Modë ».
 

Brengë nuk e ka, interlokutorin,

Por se si të vishet,
T’i pëlqej drejtorit !

Bizhut’ri të shtrenjtë,

Rrobat sa më bukur,

Shalët ngushtë a në shesh,

Gjysmë lakuriq,

Gjinjët duhet dukur,

Kështu gazetarja,

Lyer, përplot grim,

Na del n’emision,

Si modernizim.

Aspak nuk brengoset,

Se shikojnë të vjetrit,

A ndonjë fëmi,

Turpin na e shet,

Sikur krenari,

Po t’i bësh këshillë,

Po e kritikove,

Primitiv të quan,

Mos më nervozo !

Ty të ka ikë koha,

Asgjë nuk kupto.

Se dikur kjo punë,

T’i tregosh provon,

Quhej e shëmtuar,

Dhe prostitucion.

Më në fund erdhi,

Ai dreq emision,

Që aq shumë e pritnim,

Mezi i a fillon.

Me fjalor të cekët,

Gati sa vulgarë,

Her tu u zgërdhi,

E her në të qarë.

Njëher fletë me ti,

E diku me Ju,

Gjuhën sakaton,

Fishtës t’madh në varr,

Eshtrat i rrotullon!

Pyetjen, pesë minuta !

Përplot paqartësi,

Askush s’kupton gjë,

Boll që vet e di.

Se kë ka përballë e se ç’temë trajto,

Shumë pak ka rëndësi,

Kohën do e mbushë,

Ashtu si vetë do.

 

Mund të ket dhe luftë,

Zjarrë,

Urgjencë n’kohë të darkës,

Ajo ja fut kot,

Për « lopë t’Danimarkës »!

Her e bënë viktimën,

Diku prokurorin,

O S’ndëgjohet fare,

O e ngritë shumë tonin, … ,


...pardon përjashtimeve,

Burra edhe gra,

Por kanë prishë pa mëshirë,

Të gjithë profesionin.

 

Dhe na shton nervozë,

E s’kem çka me ba,

E shajmë vehten tonë,

Se ku kemi ra.

 

Shkreli n’mend më bie,

Ndejat në gyrbet,

I them hiç pa pra,

Azem yn i dashur,

Më mirë që s’je ma,

 

Se po të ishe sot,

E me sy me i pa,

Po të siguroj,

Me zë kishe qa.

 

Tani kanë zënë vend,

E s’të len me kajt,

Ju n’at kohë u thoshi,

Veq një : « Hajt Zekë, hajt » !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat